Peshkopi Petar në vend që të dënojë dhunën në Kuvend, mbron dhunuesit!

Deklarata e peshkopit Petar nuk është në shpirtin e të shenjtës edhe atë çka duhet që të të transmetoj Kisha – dashurinë, mëshirën dhe respektin mes besimtarëve dhe përgjithësisht mes njerëzve. Peshkopi nuk është ai i cili duhet që të vlerësoj se dikush ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet, dhe se a është dikush fajtor ose jo. Kjo është detyrë e institucioneve, më saktë të organeve hetimore dhe gjyqësorit – policisë, prokurorisë dhe gjyqit, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Peshkopi i Prespës dhe Pellagonisë, Peta, këto ditë (15.05.2017) në emisionin “Zëri i popullit” në Radion Maqedonia e lirë, duke komentuar incidentin në Kuvend (27.04.2017) në të cilën u dëmtuan shumë deputet, mes tjerash deklaroi:

Mendoj se është i madh faji, të paktën të njëjtin faj kanë edhe ata të cilët kanë nxitur njerëzit që të hyjnë në Parlament dhe të bëjnë atë. Dhe këtu,  nxitësit ishin ata që kryen dhunë mbi ligjet shtetërore, mbi Kushtetutën e Maqedonisë, Rregulloren për punën në Kuvend, etj…Ndërsa ju që kryet dhunë mbi institucionet e shtetit prisni se do të ketë kthim edhe për këtë…

Do të thotë, se ata e nxitën këtë, dhe nëse nuk i nxisnin në dhunë, këto nuk do ta kryenin. Sepse, e dini te ne siç bëhet, do t’i drejtoni njerëzit, do t’i nxisni që të bëjnë keq, dhe ju nuk jeni fajtori, ndërsa fajtorët janë ato të cilët nën dëshirën që të mbrojnë dinjitetin e atdheut të vet, për unitetin e shtetit, për simbolet e atdheut, për rendin dhe ligjin…

[Burimi: Republika (nga minuta e 2,48 deri te minuta e 4,23 e videos), Data: 15.05.2017]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e peshkopit të Prespës dhe Pellagonisë, Petar, në të cilën ai për dhunën në parlament faktikisht thotë se nuk janë fajtor qytetarët të cilat e “kanë mbrojtur dinjitetin e atdheut të tyre dhe shtetit unitar”, por ata të cilët “kanë shkelur Kushtetutën, ligjin dhe Rregulloren për punën e Kuvendit i kanë nxitur dhe provokuar qytetarët”, jo vetëm që është e palogjikshme, por edhe e pavërtetë. 

Ja përse.

Peshkopi Petar tingëllon sikur i arsyeton dhunuesit të cilët rrahin deputet, gazetarë, por edhe njerëz nga sigurimi. Më një ngjarje të këtillë ai dërgon porosi në stilin: “Mirë e keni, ashtu duhet!” Andaj që në vend të gjykojë dhunën, ai mbron dhunuesit! Rrëfimi i tij duket çuditshëm, pasi që këtë e thotë një njeri i shenjtë.

Deklarata e peshkopit të Kishës ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KOM – KO), shumë më shumë ngjanë sikur të jetë thënë nga ndonjë politikan. Intonacioni i tij është pothuajse identik me qëndrimet të cilët janë me qëndrimet të cilët në lidhje me dhunën në Kuvend i thanë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, përfshirë këtu edhe liderin partiak Nikolla Gruevski, i cili akuzoi LSDM-në dhe partitë e tjera të cilat “mbështetën zgjedhjen joligjore të kryetarit të Kuvendit  dhe me vetëdije sollën rritjen e tensioneve dhe janë shkaktarët e drejtpërdrejtë të dhunës”. 

Është konfuze dhe lë përshtypje të keqe, kur një peshkop flet edhe për shkeljen e institucioneve në shtet, Kushtetutën e Maqedonisë, ligjet dhe Rregulloren për punën në Kuvend. Një ngjarje e tillë është pikërisht në kundërshtim me Kushtetutën, e cila siguron shtetin sekular dhe qarte tregon se bashkësitë fetare nuk duhet që të përzihen në punën e saj.

Në nenin 19 nga Kushtetuta është në precizitet e thënë se

Kisha ortodokse Maqedonase, bashkësitë e tjera fetare dhe grupet religjioze janë të ndarë nga shteti dhe janë të njëjtë para ligjit.

Por, në njërën anë është kjo deklaratë e peshkopit Petar nuk është në shpirtin e shenjtërisë dhe ajo se çka predikon Kisha – dashuri, mëshirë dhe respekt mes besimtarëve dhe përgjithësisht mes njerëzve, ajo është edhe e pavërtetë. 

Peshkopi nuk është ai i cili duhet që të llogaris se nëse dikush ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet, nëse është dikush fajtor ose jo. Kjo është detyrë e institucioneve, më saktë thënë e organeve të hetuesisë dhe gjyqësorit – policisë, prokurorisë dhe gjyqit.

Fundja, informacionet e fundit flasin se për ngjarjet penale në Kuvend janë të dyshuar 30 persona, për të cilët ekziston dyshim se janë sulmuar fizikisht deputet dhe gazetar. Disa prej tyre janë edhe në paraburgim, ndërsa dy persona, babai me djali i tij, janë të dyshuar për tentim vrasjeje të deputetit Zijadin Sela, i cili pësoi lëndime të mëdha.

Dhe sigurisht, gjyqi është ai i cili do të mas fajin, dhe jo peshkopi Petar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button