Parlamenti grek miratoi masa të reja ekonomike

Parlamenti grek mbrëmë miratoi masa të reja ekonomike, të cilat paraprakisht u dakorduan nga ana e Qeverisë greke dhe kreditërve të vendit, në këmbim të këstit të ndihmës ndërkombëtar.

Projekt ligji që parashikon ulje të reja të pensioneve nga vitit 2019, rritje të tatimeve dhe kufizim të ndihmës sociale, u miratua prej 153 deputetëve nga blloku qeveritar i Koalicionit të majtistëve radikal (SYRIZA) dhe partisë “Grekët e pavarur”. “Kundër” votuan 128 deputet grek.

Para ndërtesës të Parlamentit grek mbrëmë u mblodhën pothuajse 10.000 persona, që të protestojnë kundër miratimit të masave të reja ekonomike.

Një grup i të rinjve hodhën mbi policinë greke koktej molotovi, ndërsa forcat e rendit shfrytëzuan gaz që t’i shpërndajnë protestuesit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button