Ditë e brigadës për mbështetje logjistike

Me rastin e Ditës së brigadës për mbështetje logjistike (brML), e cila është pjesë e ARM-së, sot në Qendrën tekniko-remontuese (QTR) në Shkup do të mbahet solemnitet ushtarak.

Brigada për mbështetje logjistike nga prëbërja e Komandës së bashkuar operative është njësia më e lartë nga domeni i logjistikës në ARM, misioni themelor i së cilës është planifikimi, organizimi, koordinimi dhe kryerja e mbështetjes logjistike të komandave dhe njësive të ARM-së.

Në solemnitet do të prezantohet Dita e njësisë, ndërkaq është paraparë edhe ndarja e masave stimuluese për pjesëtarët e njësisë për rezultatet e realizuara në punë dhe për më të mirët e plasuar në garat e mbajtura paraprakisht në disa disiplina, si dhe ekspozitë e mjeteve materiale-teknike me të cilat disponon njësia.

Me vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë për përcaktim të ditëve të njësisë së ARM-së, për Ditë të brML është caktuar 20 maji, për nder të ditës kur në vitin 1876 ka filluar Kryengritja e Razlovcit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button