Vdes ish-presidenti i Fox News, Roger Ailes

Ish-presidenti i Fox News, Roger Ailes ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

Ailes ka punuar si strateg i mediave për presidentët republikanë, Richard Nixon, Ronald Reagan dhe George H.W. Bush, përpara se të niste punën në Fox News më 1996, transmeton REL.

Gruaja e tij, Elizabeth ka thënë në një deklaratë se Ailes ishte një patriot, i cili ishte thellësisht mirënjohës për mundësitë që i kishte dhënë shteti i tij.

Alies kishte dhënë dorëheqje nga Fox News në korrik të vitit 2016, pas disa akuzave për ngacimim seksuale.

Pak kohë pas dorëheqjes nga Fox, Ailes iu bashkua fushatës së kandidatit të atëhershëm për president, Donald Trump, me qëllim që ta ndihmonte atë të përgatitej për debatet televiziv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button