DASH: Ndarja e mandatit, hap i rëndësishëm për demokracinë e vendit

SHBA ka përshëndetur vendimin e presidentit Ivanov për t’i dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së re kreut të LSDM-së Zoran Zaev. Nga departamenti i shtetit amerikan theksojnë se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm për demokracinë në vend dhe qytetarët e Maqedonisë.

SHBA-të shprehen të gatshme të bashkëpunojnë me qeverinë e re në ballafaqimin e sfidave të shumta të Maqedonisë, përfshirë këtu nevojën për reformat demokratike dhe implementim të plotë të Marrëveshjes së Përzhinës.

“Shtetet e Bashkuara mbeten mik dhe partner i Maqedonisë dhe ne jemi të përkushtuar në mbështetjen e se ardhmes evropiane dhe euro-atlanike të vendit”, përfundon reagimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button