Fillojnë ndryshimet te Shkëndija, largohet Abdulmenaf Bexheti

Vetëm një ditë pas disfatës në finalen e Kupës së Maqedonisë që pësoi KF Shkëndija nga Pelisteri, kryesia e klubit ka përjetuar ndryshime.

Sipas portalit “EKIPA” transmeton PORTALB.mk thuhet se prej sot Abdulmenaf Bexheti nuk është më kryetar i këshillit të drejtorëve dhe drejtor i përgjithshëm i KF Shkëndiës, ndërsa në vend të tij vjen Agim Kurtishi.

Gjithnjë sipas burimeve të veta EKIPA shkruan se Abdulmenaf Bexheti edhe përmes vendimeve përkatëse ligjore është zëvendësuar nga posti kryetar i bordit të drejtorëve dhe drejtor i përgjithshëm i klubit, funksione këto që i ka kryer gjatë dy viteve të fundit. Pasi që klubin e mori në pronësi Lazim Destani. Agim Kurtishi, i cili deri më tani ishte anëtar i pavarur i strukturave të klubit, është emëruar drejtor dhe kryetar i këshillit të klubit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button