Mbi 50 të vrarë në një sulm të SHI-së mbi dy fshatra në Siri

Më shumë se 50 persona janë vrarë sot në një sulm të xhihadistëve nga Shteti Islamik ndaj dy fshatrave nën kontroll të Qeverisë siriane në provincën Hama, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, selia e së cilës është në Britaninë e Madhe.

Sipas Qendrës, në sulmin mbi fshatrat Akareb dhe Al-Mabuxheh janë vrarë të paktën 15 civilë dhe 27 pjesëtarë të forcave proqeveritare. ajo thekson se për 10 trupa duhet të konfirmohet nëse kanë qenë pjesëmarrës të forcave qeveritare ose janë banorë lokalë.

Në sulmet mbi dy fshatrat në lindje të provincën, që kanë ndodhur herët në mëngjes, kanë pësuar edhe 15 pjesëtarë të Shtetit Islamik” shton Qendra.

Qendra kumtoi se Shteti Islamik e ka ndërmarrë kontrollin mbi Akareb dhe mbi një pjesë të Al Mabuxheh.
Kontrolli mbi haman është i ndarë mes forcave të Qeverisë siriane, kryengritësve dhe Shtetit Islamik, e cila është më e pranishme në pjesët lindore të provincës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button