Një i punësuar në një fast food në Shkup goditet me thikë

Një i punësuar në një fast food në qendër të Shkupit mbrëmë është goditur me thikë në stomak, informoi policia.

Sot në mëngjes në orën 4:30 minuta në Njësinë për Informacione dhe Komandë – Shkup, u denoncua se në fast foodin në rrugën “Kej 13 Nëntori” i punësuarit Z.B, (27) nga Shkupi, është goditur me thikë në pjesën e stomakut.

I lënduari është transportuar në Qendrën e Urgjencës – Shkup dhe i është nënshtruar intervenimit kirurgjik.

Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP