Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ligje “evropiane” duke shkelur procedurat

Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar më shumë ligje me siglën evropiane duke e shmangur gjithë procedurën që parashihet të kalohet kur miratohen ligje të tilla, në periudhën 2014-2016. Në raportin vjetor për punën e Parlamentit në vitin 2016 thuhet se i njëjti ka miratuar 14 ligje të cilët i takojnë Programit kombëtar për miratimin e të së drejtës së Bashkimit Evropian dhe janë ligje me të cilat bëhet përputhja e legjislaturës vendore me atë evropiane, njofton Portalb.mk. Është simptomatike fakti që 13 ligje aspak nuk janë shqyrtuar në seancë të Komisionit për çështje evropiane, ata nuk mbajnë as siglën evropiane edhe pse janë të shfaqura si ligje evropiane.

Është kjo një nga gjetjet kryesore të hulumtimit që e ka bërë Instituti për Demokraci Societas Civilis (IDSC) të publikuar në një dokument të quajtur “Mbikëqyrje efektive të Kuvendit? Pasqyrim i realitetit të procesit të harmonizimit ligjor me BE-në”.

Gjithashtu, shqetësues është fakti që Komisioni për çështje evropiane është shmangur nga deputetët dhe në këtë mënyrë i pamundësuar kryerja e funksionit të tij primar që është kontrolli dhe mbikëqyrja e procesit të harmonizimit të legjislaturës vendore me atë evropiane (kusht për aderim në Bashkimin Evropian).

Numri më i madh i këtyre ligjeve evropiane nuk arrijnë në Kuvend me dokumentacionin adekuat dhe është shqetësues fakti, sipas studimit, se asnjëra nga partitë politike nuk e ka vërejtur këtë praktikë të mbrapshtë dhe nuk ka reaguar në interes të mos dëmtohet euro-integrimi i Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Në të ardhmen shumica e re parlamentare duhet patjetër të rikthejë praktikën e shqyrtimit të ligjeve evropiane, rekomandon IDSC.

Publikimi është hartuar në kuadër të projektit “Roli i Parlamentit në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian” i implementuar në radhët e projektit “IPA2 Mekanizmit për shoqatat civile” që është kryer nga OJQ-të Evrothink, Eko-svest, Reaktor dhe Zenit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button