DioGardi: Sulmi në Kuvend ka qenë përpjekje për frikë nga VMRO-ja dhe mercenarët e tyre

Në Seancën e Nën-komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit që kur u drejtua zëvendës-ndihmësi sekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Hojt Brajan Ji, u drejtua me fjalim edhe kryetari i Ligës qytetare shqiptaro-amerikane, Xhozef DioGardi. Ai u referua për sulmin ndaj deputetit Ziadin Selës dhe sulmin në Kuvend, njofton Portalb.mk.

“Ata të cilët i sulmuan ata që votuan për kryetar të Kuvendit kanë qenë ndihmës të partisë së VMRO-DPMNE-së si dhe mercenarë dhe paraushtarak të tyre. Ajo ishte përpjekje që të hyjë frika te ata të cilët duan reforma në qeverinë e korruptuar të udhëhequr nga ish kryeministri Nikolla Gruevski”, deklaroi DioGardi i cili është edhe ish kongresmen.

Ai theksoi se partia e VMRO-DPMNE-së e udhëhequr nga Gruevski është parti dhunuese kundër-shqiptare në të cilën anëtarësohen kriminel të dënuar, duke e përmendur Johan Tarçullovskin.

“Shqetësimi i vërtetë i partisë së VMRO-DPMNE-së është frika nga përgjegjësia penale për liderët duke përfshirë Gruevskin dhe drejtorin e shërbimit të tij sekret, të cilët me siguri do të përballen pikërisht me atë pas humbjes së pushtetit”, konsideron DioGardi.

Gjatë fjalimit komentoi edhe se Rusia do ta shfrytëzojë situatën që të ndikojë dhe të krijojë konflikt ndëretnik që ta forcojë pozicionin e vet në Ballkan.

Sipas supozimeve të tij, SHBA nuk duhet ta presë Bashkimi Evropian ta zgjidh krizën politike në Maqedoni dhe se duhet të ndërmerr rol udhëheqës para se të bëhet kaos dhe të bëhet më i madh çmimi politik, financiar dhe humanitar për pastrim.

Ai kërkoi edhe përkushtim aktiv të SHBA-së për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se ai përkushtim mund të arrihet me formimin e Këshillit për implementim.

Si rezultat i ngjarjeve të 27 prillit, ai konsideron se SHBA dhe BE duhet të implementojnë sanksione kundër Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button