Koçan e bleu lirinë me 1 milion euro

Gjykatësja e procedurës paraprake, Daniella Dimovska, vendosi që të mos ketë paraburgim për biznesmenin, Sead Koçan i cili më shumë se dy muaj ishte në arrati. I është marrë pasaporta, që do të thotë se më nuk do të mundet që të shkojë në “udhëtim zyrtar” jashtë vendit dhe ka dhënë garanci prej 1 milion eurove, njofton Portalb.mk.

Vendimi  këtillë i Gjykatës Penale vjen pasi që Gjykata Supreme e ka shfuqizuar vendimet që më parë i kanë sjellë Gjykatat më të ulëta. Personalisht që Koçan të mos kalojë asnjë natë në burgun e Shutkës, është kujdesur kumbari i Trajko Veljanoskit, shefi i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. PSP tha se do ta ankimojë vendimin e Gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button