Maqedoni, çdo fëmijë që do të lind në të ardhmen do të lind me borxh prej 2274 euro

Për momentin borxhi publik i Maqedonisë ka shënuar shifrën prej 4.7 miliardë euro, kurse çdo fëmijë që do të lind në të ardhmen do të lind me borxh prej 2274 euro. Kështu tregon analiza “Sa borxhi publik i Maqedonisë është i qëndrueshëm”, përgatitur nga Instituti për hulumtime ekonomike dhe politike “Finance Think”, shkruan gazeta KOHA. Sipas kësaj analize, edhe pse niveli momental i borxhit publik është i qëndrueshëm, mirëpo hapësira më e madhe e huamarrjeve të reja është në fazën kritike.

“Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi  i shtetit për vitin 2016 kap shifrën prej 3.9 miliard euro, ose 39.1 për qind të BPV-së, ndërsa borxhi publik ka arritur shifrën prej 4.7 miliardë euro, ose 47.8 për qind nga BPV-ja. Pra, nëse u referohemi këtyre të dhënave zyrtare dhe kufirit të qëndrueshëm të borxhit publik prej 51 për qind, atëherë Maqedonia ka hapësirë të futet në borxhe të reja në vlerë prej 4 për qind nga BPV-ja, gjegjësisht jo më shumë se 32 milion euro deri në fund të këtij viti”, deklaroi Teodora Anastasovska, autore e kësaj analize.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP