Ballkani Perëndimor duhet të krijojë strategji të përbashkët për krizën e emigrantëve

Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin shembull nga shtetet e grupit Vishegrad në mënyrën se si më lehtë dhe më efikase të përballet me krizën emigrantëve i cili paraqet problem në tërë botën, kështu vlerësoi sot  përfaqësuesja e Qendrës “Analitico”, Magdalena Lembovska në konferencën “Grupi Vishegrad dhe Ballkani Perëndimor- cila është ardhmëria e dy rajoneve?” e cila kishte për fokus strategjitë që do të ndërmerren në të ardhmen nga këto dy rajone në luftën me emigrantët, njofton Portalb.mk.

“Konsideroj se nuk ka mundësi më të mirë për të treguar mbështetjen të cilën e fituam në përballje me krizën e emigrantëve. Nga këto aktivitete të realizuara është hapur mundësia e bashkëpunimin të Ministrisë për Punë të Brendshme që sa më lehtë dhe më mirë të përballet me fluksin e emigrantëve. Por duhet të theksohet se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin shembull ka shtetet e grupit Vishegrad që të ndërmarrin një qëndrim të përbashkët për përballjen e krizën së emigrantëve.  Vlen të theksohet se deri më sot nuk kemi parë një frekuencë të tillë të takimeve zyrtare”, tha Lembovska.

Në ngjarje i pranishëm ishte edhe ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanowski i cili u shpreh se këto konferenca dhe bashkëpunime krijojnë mundësi për përballje sa më të mirë dhe efikase të krizave të ndryshme që përballen si shtetet e grupi Vishegrad por edhe ato të Ballkanit Perëndimor.

“Puna që bëjnë shtetet e grupit Vishegrad duhet të jetë shembull edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor ngaqë mënyra se si ata kanë bashkëpunuar ndërmjet vete për t’u përballur me krizat e ndryshme, në veçanti me krizën e emigrantëve. Grupi Vishegrad do të vazhdojë politikën për zgjerim zë grupit të saj me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Por sido që të jetë e kaluara, ne duhet të fokusohemi në të ardhmen dhe se ajo mund të jetë më e mirë nëse rritet bashkëpunimi i të gjithëve”, tha Multanowski.

Siç bënë të ditur organizatorët, për këtë konferencë dhe për shumë probleme me të cilat është përballur Maqedonia, Ballkani Perëndimor në përgjithësi në krizën me emigrantët kanë qenë si rezultat i punës aktive dhe të dobishme që organizatat e qytetarëve e kanë bërë në këtë drejtim.

Konferenca e sotme ishte paralajmërim i nismës së parë bashkëpunuese e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të grupit Vishegrad i cili planifikohet të zhvillohet për tre vjet.

Konferenca u organizua nga Qendra tink-tenk “Analitico”, ambasadës së Polonisë në Maqedoni dhe Qendrës për Studime Lindore e përkrahur nga presidenca e Polonisë në grupin Vishegrad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button