BE dhe SHBA: Bravo shqiptarëve, Ramës dhe Bashës

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi pas arritjes së marrëveshjes së mbrëmshme.

Me anë të një kartoline, ambasadori amerikan Donald Lu, u thotë bravo shqiptarëve, por edhe liderëve politikë.

“Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij tek forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë dhe kurajon personale në farkëtimin e kësaj marrëveshjeje. Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE dhe Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike të Shqipërisë,” thuhet në mesazh.

Pas OSBE, edhe zyra e Bashkimit Europian në vendin tonë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.

Në një deklaratë për mediat, zyra e BE-së thotë se gjetja e konsensusit mes palëve është në interes të qytetarëve shqiptarë.

“Urime për marrëveshjen për zgjedhje të lira. Marrëveshja në interes të qytetarëve shqiptar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button