Pas ofendimeve të Ivanovit, reagon ambasadorja e Gjermanisë

Pas ofendimeve që kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ia bëri Berlinit zyrtar për ambasadorët e tij, në një ngjarje që u mbajt sot në Shkup ka reaguar ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer duke thënë se sa më shumë armiq që ka individi aq më nder është për të, raporton Portalb.mk.

“Dje ishte një ditë e rëndësishme për Maqedoninë fakti që Ivanov e dha mandatin kjo do të thotë shumë. Unë kam raporte të mira me kryetarin dhe me ministrat e deritashëm. Prandaj do të thoja se sa më shumë armiq, aq më nder për mua është”, tha Althauzer.

Përndryshe ky reagim i Althauzerit vjen pasi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbrëmë e sulmoi ambasadoren gjermane në Maqedoni, Kristine Althauzer, duke e akuzuar se ka shpërndarë “lajme të rrejshme”. Ivanov vlerëson se niveli i ambasadores gjermane është “ofendim për vendin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button