Tre ditët e fundit të fushatës

Partitë dhe koalicionet po hyjnë në pjesën e fundit të fushatave zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën më 27 prill. Mbeten edhe tre ditë nga fushata para heshtjes të së shtunës dhe votimit të së dielës.

BDI në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sonte do të mbajë tubim në Gostivar.

PDSH do të mbajë tubim në Çair.RDK do të mbajë tubim sonte në Shkup.

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” sot do të mbajë tubime në Sveti Nikolë dhe Kumanovë, ndërsa vizita dhe takime me qytetarë do të organizohen në komunat Llozovë dhe Çashkë.

LSDM dhe koalicioni do të mbajnë tubime në Manastir dhe Prilep, ndërsa përfaqësues të saj do t’i vizitojnë komunat Ohër, Kërçovë, Strugë dheMakedonski Brod.

VMRO – PP do të ketë takime me qytetarë në Manastir, ndërsa LPM në komunën Qendër të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button