Ambasadorja Çitaku sulmohet me vezë, akuzohet për vdekjen e Astrit Deharit (VIDEO)

Ambasadorja e Kosovës në SHBA,Vlora Çitaku, është goditur me vezë duke u akuzuar si kriminele për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Se është sulmuar në një mënyrë të tillë e ka konfirmuar vet Ambasadorja Çitaku teksa kjo ngjarje ndodhi në ”University of Denver” gjatë një bashkëbisedimi në International Security, njofton Klan Kosova.

”Sot kam qenë e ftuar në një bashkëbisedim nga Denver Women in International Security. Bashkë me Ambasadorin Christoper Hill sqaruam para studentëve dhe mysafirëve të shumtë situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karshi Kosovës dhe rajonit tonë.
Bashkëbisedimi ishte shumë dinamik, dhe pati shumë pyetje interesante për rolin e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare, rolin e gruas në proceset e shtetndërtimit etj.
Nga fundi i bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse (duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim.
Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin.
Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa kripë.
Është krejt normale të kemi mospajtime, por ato duhet të mbesin në nivelin e debatit, e asnjëhere në sulm e shpifje ndaj tjetrit.
Kaq për sonte”, përfundon Ambasadorja Vlora Çitaku në statusin e saj në Facebook.


Vlora Çitaku sulmi me veze by GazetaExpresscom

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button