Është arritur marrëveshje mes opozitës dhe pushtetit në Shqipëri

Takimi prej më tepër se tre orësh, kokë më kokë, mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, duket se ka sjellë zgjidhjen e krizës politike në vend.

Siç njofton Top-Channel, të dy liderët dolën bashkë nga takimi, dhe pranuan se ka një marrëveshje, e cila do të detajohet dhe do të bëhet publike në orët e ardhshme.

“Kemi një marrëveshje, bazuar te paketa McAllister. Kjo marrëveshje do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik”, tha kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ishte edhe më i prerë në komunikimin e tij, duke thënë: “Jam dakord 100% me kreun e opozitës”.

Asnjë nga të dy nuk dha detaje mbi datën e zgjedhjeve, ndërsa midis tyre pati edhe një shtrëngim duarsh në publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button