Taravari: Sfida të shumta për qeverinë e re të Maqedonisë

Sekretari i LR PDSH Arben Taravari i cili po qëndron në SHBA në një vizitë zyrtare në Washington, pas takimeve me zyrtar të lartë amerikanë dhe kongresmenë, ishte i ftuar edhe në Zërin e Amerikës për të diskutuar rreth aktualiteteve te fundit në Maqedoni.

Ai tha se Qeveria reformatore po trajtohet si një Qeveri shprese e cila do ta ndërrojë diskursin politik në interes të qytetarëve të RM. Gjithashtu përmendi se Qeveria e re urgjentisht do të duhet te krijojë mundësi për një sistem të pavarur gjyqësor me këtë rast, krerët e VMRO-së te implikuar në krim te organizuar dhe korrupsion masiv do të duhet sa më shpejt të dalin para drejtësisë dhe të burgosen.

Taravari më tej shtoj se Qeveria e re do të zbardhë edhe shumë raste të montuara politike, me këtë rast rast shqiptarë të pafajshëm po rin nëpër burgje si pasojë e shumë proceseve politike qe i ka bërë qeverisja e VMRO për 10 vite.

Ai shtoj se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme ta përkrah Qeverisjen e Re reformatore, “jo për pozicione dhe poste shtetërore por për interesin politik të vendit dhe perspektiven ekonomike dhe politike të shqiptarëve”. Si rrjedhojë e kësaj, shtoi Taravari, do ketë një ligj i cili do ishte në harmonizim me kërkesat e shqiptarëve për përdorimin e gjuhës shqipe me një avancim te theksuar nga ky ligj ekzistues.

Intervistën mund ta ndiqni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button