OSBE/ODIHR kërkoi që LSDM ti dorëzojë dëshmitë për parregullsi në zgjedhje

Përfaqësuesja e OSBE/ODIHR Elena Shustika në takimin e djeshëm me sekretarin e LSDM-së Oliver Spasovski, ka bërë thirrje që LSDM ti evidentojë dhe dokumentojë të gjitha dëshmitë për parregullsi në zgjedhje dhe ti dorëzojë si në institucionet përgjegjëse të Maqedonisë, ashtu edhe tek vëzhguesit e OSBE/ODIHR, thonë nga LSDM-ja.

‘Me kujdes ndjekim çfarë po ndodhë gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve”, tha Shustika.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovki, sic thuhet ën kumtesën e LSDM-së, e ka informuar përfaqësuesen e OSBE/ODIHR me shtypjet që po ju bëhen votuesve nga ana e partisë në pushtet e cila sipas LSDM-së “ i shfrytëzon institucionet e vendit për blerje, kërcënime dhe korrupsion të votuesve”.

Lajme të ngjashme

Back to top button