Gjermania: Sa më shpejtë të formohet Qeveria, politikanët të bashkëpunojnë kontruktivisht

Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni ka reaguar pas vendimit të Gjorge Ivanov për dhënie të mandatit për formim të Qeverisë kreut të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev duke shprehur se ajo duhej të ndodhte që moti dhe se tash e tutje duhet që aktorët politik të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në rrugën për formim të Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Është mirë që kryetari Ivanov lëshoi pe dhe ndaloi së bllokuari formimin e Qeverisë së re. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tashmë ka mandat për formim të Qeverisë. Ky është hapi i parë i rëndësishëm për tejkalim të krizës politike në të cilën gjendet Maqedonia. Ftojmë të gjithë aktorët që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive kurse ajo vlen edhe për bisedimet koalicionuese”, thuhet në kumtesë.

Nga atje paralajmëruan që aktorët politik të ndalojnë me intrigat dhe bllokadat dhe t’ju shërbejnë interesave të qytetarëve.

“Maqedonia nuk meriton që nën kurriz të saj të zhvillohen intriga politike. Ajo çfarë i është e nevojshme Maqedonisë dhe qytetarëve është që sa më shpejtë të kemi formim të Qeverisë e cila shpejtë do të përkushtohet në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe prioriteteve reformuese. Janë të nevojshme reforma të thella që të vazhdohet rruga drejt integrimeve euro-atlantike”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button