GoogolPlex kontrollon dritat dhe temperaturën nëpërmjet zërit

Asistenti zanor Siri i Apple-it përdoret për të kontrolluar motin apo për regjistrimin e takimeve me anë të komandave zanore. Tani 4 studentë të Universitetit të Pensilvanisë kanë krijuar një aplikacion të quajtur GoogolPlex, që pretendohet të jetë asistenti digjital më i mirë.

Ai bën të mundur të luash muzikë, të bësh foto, madje të ndezësh dritën dhe të kontrollosh temperaturën e shtëpisë vetëm nëpërmjet zërit. Teknologjia e quajtur GoogolPlex, kombinon zërin me aplikacionet e palës së tretë duke i lejuar përdoruesit të marrë më shumë opsione nga iPhone, vetëm thjesht duke i folur atij.

GoogolPlex u përgjigjet komandave tuaja në një apo dy mënyra, në varësi të kërkesës suaj. Kërkesat bisedore, të tilla si “më trego një shaka”, thjesht do të shfaqen si HTML në shfletuesin ueb të telefonit tuaj. Megjithatë por t’i kërkoni GoogolPlex-it që të postojë një foto në Instagram ai menjëherë do të hapë në telefon programin e duhur për të postuar fotot.

Lajme të ngjashme

Back to top button