Dimovski: Dokumenti i prezantuar nga Zaev është falsifikim klasik

VMRO-DPMNE thotë se dokumenti i publikuar nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev është një falsifikim klasik, deklaroi shefi i Qendrës për komunikime pranë VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski.

“Ajo që fillimisht duam të themi se dokumenti që e publikoi sot Zaev është falsifikim klasik dhe qesharak. Kjo lehtësisht mund të tregohet për shkak se vula partiake që është shfrytëzuar në këtë dokument është shpallur e pavlefshme që nga viti 2004. Kjo vulë zyrtarisht është shpallë e pavlefshme dhe ka vendim gjykate për pavlefshmërinë nga nëntori i 2004”, deklaroi Dimovski.

Sipas Dimovskit kundër personit, emri i të cilit qëndron në dokument në vitin 2007 është ngritur padi penale ndërsa me vendim të gjykatës së lartë në 2013 është dënuar me 6 vite burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button