Absolventët e UT-së e festuan përfundimin e studimeve (FOTO)

Apsolventët e gjeneratës 2016/17 të Universitetit të Tetovës, me një mbrëmje festive e shënuan përfundimin e studimeve të tyre. Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, këtë vit u përkujdes që mbrëmja solemne e apsolventëve të organizohet në Hotel Drini në Strugë. Në këtë festë studentore të apsolventëve të pranishëm ishin edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof.Dr.Vullnet Ameti, bashkë me udhëheqësinë e Universitetit.

Në fjalën e tij drejtuar apsolventëve, ai tha se rrugëtimi i tyre deri këtu është meritë e tyre dhe të gjithë atyre të cilët i kanë mbështetur ata. ,,Falënderimi dhe mirënjohja u takon edhe prindërve tuaj që kanë sakrifikuar për shkollimin tuaj dhe në këtë mënyrë ata kanë bërë investimet më të mira në jetë, duke investuar në fëmijët e tyre. Nga ju presim që dijen dhe përvojat e fituara t’i shfrytëzoni fuqishëm që të mund të jeni fitimtarë në garën e konkurrencës profesionale. Ne si institucion kemi punuar që ju të aftësoheni profesionalisht, të jeni ekspertë të shkëlqyer, por gjithashtu jemi angazhuar që ju të zhvilloni aftësinë për një karrierë të suksesshme. Tek ju kemi zhvilluar besimin dhe dëshirën që me guxim dhe vendosmëri t’i qaseni punës. Që përgjegjësia dhe kreativiteti në punë të ju karakterizojë dhe ato të bëhen virtyte, të cilat detyrimisht do të ju çojnë në suksese të përhershme. Ne si drejtues të këtij institucioni të arsimit të lartë jemi të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm për misionin që kemi. Andaj, ndjehemi të lumtur që këtë përgjegjësi para mbarë shoqërisë po e kryejmë me sukses. Për këtë shkak, ne jemi prijës dhe kontribuues të fuqishëm në zhvillimin e sistemit arsimor në vendin tonë dhe më gjerë. Shpresojmë që sonte, në këtë mbrëmje të kaloni sa më mirë, sikundër  besojmë që kjo do të jetë një ngjarje e veçantë që do të mbetet një nga kujtimet më të bukura të jetës Tuaj”, tha Rektori i UT-së, Prof.Dr.Vullnet Ameti.

vullnet

Kryetarja e Parlamentit Studentor, Donika Kamberi, tha se kjo mbrëmje festive sigurisht që ia vlen, pasi që të gjithë apsolventët së bashku festojnë sukseset e tyre që kanë shënuar gjatë studimeve. ,,Dëshiroj që në emrin tim personal dhe në emrin e të gjithë strukturës së Parlamentit Studentor, përzemërsisht t’u falënderoj për prezencën në këtë mbrëmje festive ku festoni sukseset që i keni grumbulluar me vite, por nëse mendoni se të mësuarit dhe të studiuarit tuaj përfundon këtu, atëherë mos festoni, sepse shoqërisë sonë i duhen më tepër magjistra, doktorë shkence, akademikë, të rinj dhe të reja me shpirt avangard, siç jeni ju. Ju dëshiroj suksese të mëtejshme në sfidat dhe synimet tona të përbashkëta! Unë kam vetëm një porosi për ju: ,,Kudo që të vazhdoni studimet tuaja pasdiplomike, mos e harroni kurrë vatrën e vetme të arsimit shqip, Universitetin e Tetovës, ta mbroni dhe ta ruani, sepse interesi për një tempull të shëndoshë i tejkalon të gjitha llojet e intereseve”, theksoi Donika Kamberi.

Në këtë mbrëmje, përveç dekanëve dhe profesorëve, e pranishme ishte edhe Prof. Dr. Judithanne Scourfield McLauchlan, Ph.D.,  ligjëruese e shkencave politike në University of South Florida, St. Petersburg. Ajo në semestrin dimëror, këtë vit, ka qenë ligjeruese në Fakultetin Juridik të Universitetit tonë, në kuadër të projektit të Qeverisë së SHBA-ve, i njohur si Fulbright. Me këtë rast, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, në emër të Universitetit, stafit dhe studentëve, e falemnderoi profesorëshën McLauchlan për angazhimin e saj, duke ia dhuruar dhe mozaikun e Nënës Terezë.

apsoll

apsollvent

apsolventa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button