SHBA: Manning, burim i Wikileaks-it, është liruar nga burgu

Chelsea Manning është liruar nga një burg ushtarak në Shtetet e Bashkuara, pasi i ka vuajtur 7 vjet për rrjedhje të qindra mijëra dokumenteve sekrete.

Ushtria tha se Manning është larguar sot nga një burg në shtetin Kanzas, transmeton REL.

Ushtari 29 vjeçar, që ishte lindur si mashkull me emrin, Bradley Manning, ishte dënuar në vitin 2013 lidhur me 20 akuza për rrjedhje, përfshirë spiunim.

Pasi është dënuar, Manning tha se prej fëmijërisë ndjehej si femër dhe se dëshiron të jetoj si femër dhe e mori emrin Chelsea.

Në janar të këtij viti, pak kohë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, ish-presidenti, Barack Obama, ia reduktoi pjesën më të madhe të dënimit prej 35 vjetësh.

Manning ishte dërguar në Irak si analiste e inteligjencës, kur ajo i kishte rrjedhur dosjet diplomatike dhe ushtarake tek faqja në Internet, WikiLeaks.

Ajo e ka mbrojtur veprimin e saj, duke thënë se dëshironte ta hapte debatin publik në Shtetet e Bashkuara për rolin e ushtrisë amerikane dhe të politikës së jashtme, por më vonë ka kërkuar falje për “dëmtim” të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button