Lufta për pushtet apo koalicion i frikës

Marrëveshjet e arritura parazgjedhore mes partive politike apo koalicionet, po na tregojnë se fushatat e tyre “një pjese të opozitës”, për rrëzimin e qeverisë kishin qenë për të ju ndarë një pjesë nga kulaçi i tyre. Sa bllokada, kërcënime, protesta të qytetarëve paskan qen vetëm një lojë e orkestruar mire nga individ të caktuar, të cilët po harrojë gjithçka, për të ardhur deri në pushtet, harruan mundin e protestuesve, harruan vuajtjen e qytetarëve të cilët i lanë të diskriminuar si në rajon ashtu edhe më lartë, më veprimet e tyre të pa ndërgjegjshme, harruan vijat e kuqe.

Unë besoj së populli është ngi më një formulë si kjo, ku pozita e të parit të qeverisë i jepet një partie të vogël, nëse e vlerësonim me zgjedhjet e kaluara, sepse pastaj mund të themi së kemi tre kryeministra, ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë shpesh here, ku fuqia e kryeministrit është me e vogël së fuqia e një ministrit. Ndoshta nuk di të kalkuloj mirë më këto matematika, por e di së si ka funksionuar qeveria mandatin e fundit, kur kryeministrit si ka raportuar askush, as nuk i ka dhënë llogari, duke e injoruar, sepse unë jam pjesë e një partie tjetër.

Koalicionin PDK-LDK e quajtëm koalicion i zorit, por këtë si do ta quajmë koalicion të frikës apo si, së ti jepet mandatari i qeverisë një partie që është 2 apo 3 herë me e vogël për nga numri I elektoratit, nuk di si ta quaj. U frikuam nga koalicionet tjera, po nga frika së VV-ja është rritur dhe po ju merr pushtetin, lëshuan postin e të parit, vetëm e vetëm që të mos ju prishet rehatia, sepse nuk janë mësuar të jenë opozitë asnjëherë.

Tërë kohën në çdo mënyrë u munduan ta rrëzojnë qeverinë duke ju thënë së e kanë kapur shtetin, tash po me shkon mendja së i kapen edhe këta. Shpresojmë që populli të dine të bëje zgjedhjen më të mire të mundshme, që të kthehet shpresa e humbur.

Marrëveshja në mes të PDK-AAK dhe NISMA-së mund të jetë një lojë ndoshta e organizuar nga presidenti, i cili ka dashur ta fus në lojën e demarkacionit edhe z. Haradinaj, i cili ishte kundërshtari kryesor i kësaj marrëveshje të gabuar, sepse z. Haradinaj ndaj bashkësisë ndërkombëtare është i ngushem..

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button