Marrja e mandatit të Zoran Zaev, ja çfarë thonë nga BDI

Marrja e mandatit të Zoran Zaev nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sipas Bashkimit Demokratik për Integrim paraqet një shenjë se Maqedonia po shkon drejt stabilitetit politik dhe zhvillimit demokratik, kështu u shpreh për Portalb koordinues i grupit parlamentar të kësaj partie, Ejup Alimi.

“Dhënia e mandatit të Gjorge Ivanov duhej të ndodhte sepse ajo paraqet obligim kushtetues, nëse nuk do ta bënte një gjë të tillë atëherë ajo do të paraqiste vepër penale. Ne e përshëndesim marrjen e mandatit të Zoran Zaev dhe shprehim përkushtimin tonë në rrugën e formimit të Qeverisë së re nëpërmjet shumicës parlamentare. Kjo është një shenjë se Maqedonia po shkon drejt stabilitetit dhe zhvillimit demokratik, dhe kjo është një gjë e mirë”, tha Ejup Alimi.

Përndryshe ky qendrim i Ejup Alimit vjen pas marrjes së mandatit të Zoran Zaevi nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

LEXO: Marrja e mandatit e Zoran Zaev, ja çfarë thonë nga Aleanca për Shqiptarët

LEXO: Zaev: Presim që për më pakë se 10 ditë t’i mbarojmë bisedimet për formimin e Qeverisë (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button