Ndërtimi i sallës sportive në Debresh mbeti vetëm premtim parazgjedhor

Kaloi një mandat i plotë nga premtimi i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta për ndërtimin e sallës në Debresh të Gostivarit. Projekti as që ka nisur edhe pse nga Komuna e Gostivarit kishin premtuar që do të jetë e përfunduar në vitin 2015, shkruan Vërtetëmatësi, njofton Portalb.mk.

Më poshtë në mënyrë kronologjike do të lexoni si ka shkuar procesi premtimeve dhe mos-realizimit.

“Ju garantoj se unë si kryetar i Komunës do ta ndërtojmë sallën sportive këtu në fshatin e juaj, për shkak se banorët e Debreshit, janë të njohur si sportistë të mirë”. (burimi: Konventa zgjedhore e BDI-së në Debresh 2013, 18.03.2013)

Nevzat Bejta mori detyrën si kryetar i Komunës së Gostivarit, por salla e sportit në Debresh edhe pas një viti që kur ai garantoi se do të ndërtohet, mbeti në gjendje të njëjtë. Nga Kreu i Bashkësisë Lokale të Gostivarit, kishin ri-premtuar që salla do të jetë gati në vitin 2015.

“Salla ka mbetur dhjetë vite kështu siç është, por tash na është premtuar prej ministrit të arsimit dhe Adnan Jasharit dhe kreut të komunës Nevzat Bejtës, se në 2015 do të përfundojë”.(burimi: Alsat-M, 28.12.2014)

Vërtetmatësi, ka siguruar informacione nga Komuna e Gostivarit sa i përket ndërtimit të sallës sportive në Debresh. Nga Komuna kanë njoftuar se është përgatitur dokumentacion teknik për ndërtimin e sallës, si dhe ka aplikuar për në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për mjete financiare.

debresh

Megjithatë, që nga premtimi i Bejtës ka kaluar një mandat i plotë, dhe ky projekt për ndërtimin e sallës në Debresh, Gostivar deri më tani as nuk ka arritur të fillohet, edhe pse nga Komuna e Gostivarit kishin premtuar që do të jetë e përfunduar në vitin 2015. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, në bazë të burimeve të lartshënuara mundë të përfundojmë që ky premtim i Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtës është i parealizuar. 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button