Doli nga shtrati lumi i Mateçit në Likovë, janë përmbytur toka bujqësore dhe gjashtë objekte ndihmëse

Reshjet e shkurta të rrëmbyeshme, që dje e përfshinë rajonin më të gjerë të Kumanovës, shkaktuan derdhje të Lumit të Mateçit në komunën e Likovës, e cila përmbyti gjashtë objekte ndihmëse dhe tokë bujqësore, njoftoi sot udhëheqësi i QRMK Kumanovë, Goran Stojanovski.

Uji në objektet ndihmëse është tërhequr dhe situata në terren është stabile.

Sipas tij nuk ekzistojnë mundësi për dalje nga shtrati të lumenjve Kumanovka, Konjarka, Likovë dhe Pçinja.

Ai theksoi se shtretërit e lumenjve janë përpunuar dhe pastruar, kanë mesatare hidraulike, beden nga të dy anët, kështu që mund të pranojnë sasi të reshjeve. Moti i ligë që dje e përfshiu Kumanovën u shoqërua me zbrazje të fuqishme eklektike dhe bubullima.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP