Subvencionet bujqësore mund të paguhen, vendosi Gjykata Kushtetuese

Gjykata kushtetuese në mbledhjen e sotme solli vendim përfundimtar për heqjen e dispozitave kontestuese nga Kodi zgjedhor dhe nga Ligji për parandalim të korrupsionit, me çka duhet të mundësohet pagesa e subvencioneve bujqësore.

Vendimi i Gjykatës vlen prej ditës së shpalljes në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

Javën e kaluar Gjykata kushtetuese ngriti procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë, përkatësisht solli masë të përkohshme për ndalim të kryerjes së dispozitave të kotestuara me të cilat ndalohej pagesa e subvencioneve bujqësore deri në formimin e qeverisë së re.

Nisma në Gjykatën kushtetuese ishte parashtruar nga shoqata bujqësore “Agritikveshia” me të cilën kërkohej kontestim i nenit nga Kodi zgjehdor, sipas të cilit është ndaluar pagesa e subvencioneve deri në formimin e qeverisë së re.

Edhe krahas masës së përkohshme, në pajtim me rregulloren e Gjykatës kushtetuese, Minsitria e Financave nuk kishte të drejtë ligjore t’i paguajë subvencionet deri në sjelljen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës.

Pas shpalljes zyrtare të vendimit përfundimtar të Gjykatës kushtetuese, nga Minsitria thonë se nuk do të ketë pengesa ligjore dhe do t’i qasen pagesës së subvencioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button