Menduh Thaçi: PDSH do të jetë forca më e madhe politike në Qeveri

Partia Demokratike Shqiptare në krye me liderin e saj Menduh Thaçi, bartësi  i listës në njësinë zgjedhore numër gjashtë dhe përfaqësues tjerë partiak patën e tubimin e radhës në Dibër.

“Partia Demokratike Shqiptare do të jetë forca më e madhe politike shqiptare në Qeverinë e re. Kjo parti është kryesorja për mbarë shqiptarët dhe këtu nuk ka asnjë dilemë”, tha kryetari i PDSH, Mendu Thaçi gjatë takimit të tij në Dibër, trasmeton Portalb.

Sipas Thaçit, “BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti është e kaluara jonë, ndaj duhet të mobilizohemi masovikisht më datë 27 prill të japim votën tonë për PDSH , ndërsa atyre që luftuan kundër interesave të shqiptarëve ti dërgojmë atje ku e kanë vendin. Politikanët e BDI-së duken të fortë para maqedonasve, ndërsa në anën tjetër rrinë si pula”, tha mes tjerash Thaçi. 

Lideri i kësaj partie premtoi që me datë 27 prill do të ndalohen njëherë e përgjithmonë të gjitha padrejtësitë që u bëhen gjithë shqiptarëve nëpër institucione përkatëse.

Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër pesë, Zija Jonuzi, para dibranëve  premtoi se data e 27 prillin nuk do të realizojë dy projekte antishqiptare. Sipas Jonuzit qeveria antishqiptare në pushtet, BDI nuk ka investuar asnjë qindarkë për këto rajone shqiptare që i takojnë njësisë zgjedhore numër pesë dhe gjashtë.

 “Më 28 prill kur do të hyjmë në pushtet dhe  nuk do të lejojmë të realizohen dy projektet antishqiptare, devijimi i lumit Radikë dhe aksi rrugor Ohër-Kërçovë, që duhej të ishte Ohër-Qafëthanë”, tha Jonuzi.

Në tubimin e sotëm të PDSH-së  në Dibër fjalën e rastit e morën edhe kandidatët për deputet nga radhët e PDSH-së dibranë ,që janë në listat e kësaj partie. Ata gjatë fjalimit të tyre akuzuan partinë në pushtet për situatën e rëndë ekonomike në komunën e Dibrës, papunësinë e madhe dhe migrimin masiv të rinisë dibrane.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button