Maqedoni, kandidatët për prokurorë me diploma të falsifikuara

Ende pa filluar që t’i gjuajnë kriminelët, vetë e kanë shkelur ligjin. Mbi 30 kandidatë për prokurorë në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë të Maqedonisë kanë falsifikuar dokumente për njohjen e gjuhëve të huaja. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, e ka konfirmuar hulumtimin e publikuar në “Top Tema” të TV “Telma-s”, se konkursi urgjent për pranimin e 60 prokurorëve, tanimë 7 muaj është i ngrirë pas skandalit me falsifikimet, njofton Portalb.mk.

Sipas Anevskit, është e nevojshme ndihmë ndërkomëbtare juridike pasi që certifikatat janë dhënë jashtë vendit.

“Kush do të mundej që të parashihte se do të shfrytëzoheshin diploma të falsifikuara për njohje të gjuhëve të huaja. Ajo është ende në fazën e dyshimit, por a do të del diçka ose jo, do të drejtoheni te Prokuroria Themelore Publike”, tha  Aevski.

Procedura po udhëhiqet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë” për të cilën dënimi është 3 vjet burg. Nën hetim janë gjithsej 33 nga 122 kandidatë që kanë konkurruar për 60 vende të prokurorëve. Disa prej tyre, sipas burimeve të televizionit, edhe për momentin punojnë si bashkëpunëtor ekspertë në gjykatat e Maqedonisë dhe në prokuroritë me çka ngritet çështje nëse të njëjtët janë suspenduar, pasi që edhe pse është në procedurë parahetimore, ata dyshohen për vepër serioze penale.

“Aq sa e mora vesh, bëhet fjalë për diploma të huaja të shfrytëzuara te ne, të cilat janë falsifikuar. Ndoshta prej atyre 30, 15 të jenë të falsifikuara, ndërkaq tjerët të jenë në rregull, nuk mundemi të prejudikojmë deri në vendimin e plotfuqishëm gjyqësor”, tha Anevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button