Rusia planifikon krijimin e bazës në Arktik

Një sistem i bashkuar i bazave detare për anijet dhe nëndetëset e brezit të ardhshëm do të krijohet në Arktik për të mbrojtur interesat e Rusisë në rajon, tha presidenti rus Vladimir Putin. Ai e nxiti qeverinë të financojë plotësisht zhvillimin social-ekonomik të Arktikut Rus për periudhën 2017-2020. 

Putin tha se duhet krijuar një agjensi shtetërore e pavarur për të zbatuar politika ruse në Arktik dhe për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes dhe vendimmarrjes në këtë zonë. 

“Ne nuk kemi nevojë për një trup burokratik, por për një strukturë vepruese elastike, e cila do të ndihmojë koordinimin më të mirë të aktiviteteve të ministrive dhe departamenteve, rajoneve dhe bizneseve”, tha ai. 

Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë ruse ditën e martë, presidenti sugjeroi “forcimin e përbërësit detar të Shërbimit të Sigurisë Federale”.

Putin tha se duhet fuqizuar infrastruktura e Rusisë, duke iu referuar krijimit të një sistemi të bashkuar të bazave detare për anijet dhe nëndetëset e brezit të ardhshëm në pjesën ruse të Arktikut. Ai shtoi se edhe aspektet më të vogla të sistemit të sigurisë në Arktikun rus kanë nevojë për vëmendje. 

Presidenti i nxiti ekspertët që “të ishin aktivë në konsultimet bilaterale dhe multilaterale me qeveritë e shteteve të Arktikut dhe të mbronin çdo pjesë të rripit kontinental të zonave detare të Arktikut rus”./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button