PREMIERË: Lindoni dhe Elinel thonë “T’kom dasht” (VIDEO)
Këngëtari i njohur shkupjan Lindon Berisha ka bashkuar forcat me reperin kosovar Elinel dhe së bashku kanë sjell këngën e tyre më të re, përcjell Portalb.mk.
Bëhet fjalë për një projekt i cili është paralajmëruar ka një kohë nga këngëtarët dhe i njëjti sapo është publikuar për të gjithë fansat e tyre.
Kënga mban titullin “T’kom dasht”, për muzikën e së cilës është përkujdesur CRICKET & BledBeats, ndërsa për tekstin vet Elinel.
Kënga është shumë verore, me një klip të incizuar në Shqipëri, nga “Image Film”.