Hulumtim: Ish shefi i DSK-së, Mijallkov e zgjëron mbretërinë e biznesit: nga nafta deri në transport

Ish-zyrtari i lartë qeveritar nga kariera tash është bërë transportues i naftës. Rrjetin e tij të biznesit të naftës e gëzojnë fëmijët e tij si pronar, shokët e tyre si drejtor dhe ndihma e familjes së gjykatëses Sofija Llalliçiq.

Lajmin në gjuhën maqedonase mund ta lexoni: KËTU.

Mediat për momentin luajnë rol të papërfillshëm në hulumtimin dhe zbulimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kështu ka shkruar Komisioni Evropian në raportin për përparimin e Maqedonisë për vitin 2014. As raporti për vitin 2015 nuk ishte më i mirë, kur Komisioni përsëri konstatoi se përskaj korrupsionit të lartë, as organet e drejtësisë, e as mediat nuk janë të angazhuara për trajtimin e drejtë të kësaj të keqeje, njofton Portalb.mk.

Mirëpo, publikimi i bombave dhe formimi i Prokurorisë Speciale Publike e vendosi korrupsionin nën reflektorin e opinionit. Ishte vështirë të injorohen keqpërdorimet e qarta, aq më tepër sa edhe makineria mediatike propagandiste për dy vite me radhë ishte e angazhuar ta shtrembërojë të njëjtën. Mirëpo, pavarësisht nga e gjithë kjo – korrupsioni më në fund u bë temë kryesore në shoqërinë e Maqedonisë.

Todorov&Mijallkov

Ky rrëfim nuk është rrëfim për prezencën e korrupsionit në mediat, por për rreziqet që i kanosen një shoqërie çdo herë kur është larg nga sytë e opinionit. Ky rrëfim është për atë se derisa vendi bën orvatje të gjejë perspektivë në kohë të errët politike siç është rrahja e deputetëve në Kuvend, individë të caktuar që kanë akumuluar fuqi, punojnë në agjendat e tyre që ta materializojnë atë fuqi.

Pas naftës dhe pompave të benzinës, Mijallkovi do të merret edhe me transport

LEXO: Ja ku gjenden pompat e benzinës së ish shefit të policisë sekrete të Maqedonisë, Mijallkov

I liruar nga detyrimet e funksionit shtetëror të cilin e zbatoi për dhjetë vite, kështu që pronën duhej ta fshehë në Pragë dhe t’i regjistrojë kompanitë me emra tjerë, kur në shtet sundon kaosi, ish shefi i inteligjencës së Maqedonisë, Sasho Mijallkov e zgjeron biznesin me naftë. Dokumentet nga institucionet shtetërore deri te të cilat arriti NOVA TV tregojnë se familja Mijallkov pas marrjes së liçencës për tregti me naftë, kanë hapur kompani të re për transport, njofton Portalb.mk.

Hapin e parë në biznesin e naftës e bëri Jordan Mijallkov, i biri më i madh i kundërzbuluesit të mëparshëm. Me veprimtari – ndërtimtari, kompania “Best way investment” ishte e regjistruar në shtator të vitit 2015, në kohën kur partitë politike bënin marrëveshje për zgjedhje të parakohshme në Përzhinë.

Mijallkov është vërtet i zoti, apo edhe ai po bie me qeverinë në Çeki.

“Best way investment”nuk ka fare aktivitete deri më 5 janar të këtij viti, kur nga Masar Omeragiq, për 5000 euro e blen kompaninë “Ompetrol oil”, e cila veçmë ka leje për tregti me naftë dhe marrëveshje për qira të tankut nëntokësor me “RT Translogistik”, pronare e të cilës është Sabeta Omeragiq. Përndryshe, Masar Omeragiq është familjar i gjykatëses Sofija Laliçiq, emrin e të cilës kishim mundësinë ta dëgjojmë në bombat. Në bisedën të cilën e prezantoi opozita e atëhershme, Mijallkov i tregon Laliçiq se është e zgjedhur si gjykatëse në Gjykatën Penale.

Më 18 prill të këtij viti, nën titullimin “Shoqata për transport, tregti dhe shërbime Point Oil Petrol”, në Regjistrin Qendror është hapur kompani për transport dhe tregti me naftë. Pronari i kësaj kompanie është “Makpoint”, e hapur në vitin 1993, ndërsa pronari i saj është Sasho Mijallkov.

“Point Oil Petrol” është kompania e dytë nga kjo veprimtari e familjes Mijallkov. Është e regjistruar me kapital themelor prej 203.205 euro dhe për një kohë të gjatë nuk ka qenë aktive. Gjërat filluan të ndryshojnë kur Mijallkovi dha dorëheqje nga pozita e Drejtorit të policisë sekrete.

Me “Ompetrol oil” pajiset tanku për magazinimin e naftës, derisa me kompaninë “Point Petrol Oil” mundësohet transporti.

Kompanitë e regjistruara në adresë të institucionit shtetëror

Dy kompanitë e familjes Mijallkov janë të regjistruara në Debar Maallo, në rrugën Orce Nikollov 71/1, në adresën e njëjtë me Drejtorinë për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës dhe Agjencinë për rezerva të mallrave.

NOVA përmes servisit për informata në numrin e telefonit 188 tentoi ta merr numrin e telefonit të kompanisë të regjistruar në këtë adresë. Nga atje na thanë se regjistrimin e vetëm të numrit e ka Agjencia për rezerva të mallrave, por sidoqoftë, e kërkuam numrin në rast të gabimit. U paraqitëm në numrin që na e dhanë nga shërbimi i informatave dhe kërkuam të na lidhin me “Point Oil Petrol” ose me “Best way investment”. Vajza e cila na u përgjigj në telefon, tha se lajmërohemi në Agjencinë për rezerva të mallrave, dhe se kompani të tilla nuk ekzistojnë në atë adresë, njofton Portalb.mk.

Shokët e Mijallkovit të ri i udhëheqin kompanitë

Udhëheqës të dy kompanive në pronë të familjes Mijallkovi, janë shokë të Jordan Mijallkovit. Stefan Todorovski është drejtor i kompanisë “Point oil transport”, i lindur në vitin 1985, me punësim të vetëm në kompaninë “Makpoint”.

Drejtor i “Best way investment” është 25 vjeçari Ilija Tozija, i cili është shok i Jordan Mijallkovit. Është anëtar i udhëheqësisë ë forcave të rinisë së VMRO-DPMNE, ndërsa është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Video Lotarisë Shtetërore si përfaqësues i kapitalit të qeverisë.

 

Nga e majta: Ilija Tozija dhe Jordan Mijallkov

 

 

Nga nëpunësi, deri te biznesmeni i naftës

Qeveritarët nuk thyhen, "Fokus" duhet t'i paguaj 9 mijë euro Mijallkovit

Si njeriu që dhjetë vite ka qenë nëpunës shtetëror, hap kompani të reja dhe merr kompani për tregti me naftë? Nga vijnë paratë për këtë biznes të shtrenjtë? Sipas hulumtimit të OCCRP dhe NOVA TV, të zbatuar para disa vitesh, përveç “bizneseve sekrete” në Maqedoni, Mijallkovi në Pragë posedon kompani, apartamente dhe patundësi me vlerë prej së paku dy milionë euro, të cilat kanë qenë të regjistruara në emrin e tij personal, ndërsa nuk i ka paraqitur në Listën e pronës derisa ka qenë nëpunës shtetëror, njofton Portalb.mk.

Komisioni për antikorrupsion para disa vitesh ka hapur hetimet për Mijallkovin dhe pronën e tij. Mijallkovi duhej të përgjigjet për mosparaqitjen e pronës në Pragë, edhe pse këtë e kërkojnë ligjet, por ai asnjëherë nukl e bëri këtë, ndërsa hetimet u mbyllën pa zgjidhje. NOVA TV kupton se PSP për momentin zbaton procedurë para-hetimore për pronën dhe Listat e pronave të kundërzbuluesit të mëparshëm.

Ekspertët për antikorrupsion atëherë për NOVA TV i emëruan si konflikt të qartë të interesave.

“Ekziston situatë e qartë e nepotizmit. Kjo u mundëson ti kontrollojnë të gjitha pushtetet dhe përmes buxhetit edhe përmes mekanizmave të policisë sekrete”, thotë Sllagjana Taseva, presidentja e Transparency International – Maqedoni, dhe presidentja e parë e Komisionit për antikorrupsion. “Këto lidhje janë shumë të forta dhe me kalimin e kohës gjenerojnë fuqi të madhe financiare – edhe personalisht për ata, dhe për partinë të cilës i përkasin. Kjo u jep fuqi të plotë që t’i kontrollojnë mekanizmat e demokracisë”, njofton Portalb.mk.

Mijallkovi i fuqishëm, pjesë e rasteve më kontroverse të PSP

Mijallkovi është një nga tre të dyshuarit e parë në rastin “Arka” (“Trezor”) në PSP, në të cilin dyshohet se derisa ka qenë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, bashkë me Goran Grujovskin, shef në DSK dhe Toni Jakimovski, shef i kabinetit të drejtorit të DSK në vitin 2010, kanë udhëtuar në Londër dhe kanë kryer marrëveshje për furnizim të pajisjes për nevojat e Drejtorisë së Pestë. Mirëpo, në vend që furnizimi të realizohet drejtpërsëdrejti përmes Ministrisë, funksionarët e dyshuar  e kanë përfshirë edhe kompaninë “Finzi”, si përfaqësues i MPB, njofton Portalb.mk.

Sasho Mijallkov
Sasho Mijallkov – në dëgjim në PSP

Sipas argumenteve nga Prokuroria Speciale Publike, “Finzi”, pasi e ka marrë pajisjen në duar, në marrëveshje me DSK dhe MPB, importin e pajisjes e ka faturuar me çmim dyfish më të shtrenjtë. Furnizimi është realizuar në vitin 2010, ndërsa “Finzi” është formuar në fund të vitit 2009. Dilemat legjitime të cilat i hapi PSP në hetimin janë se si “Finzi”, e cila në atë kohë nuk ka pasur asnjë të punësuar, dhe as para për furnizimin e pajisjes, është zgjedhur si partner në MPB, por edhe pse në fakt ka pasur nevojë për ndërmjetësues në marrëveshjen. Nuk është e qartë  as ku kanë mbaruar paratë me të cilat është dëmtuar buxheti, e të cilat para janë shtrirë në llogarinë e tyre.

LEXO: Hapat e parë të Mijallkovit në biznesin e naftës

LEXO: Familja Mijallkov hyn në biznesin e naftës

LEXO: Shilegov: Zotëri Gruevski, kushëriri juaj Mijallkov ka blerë disa pompa benzine

LEXO: LSDM: Gruevski patjetër të pajtohet se këtu është fundi i platformës së naftës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button