Sulmohet me plumba avioni mbikqyrës në lindje të Ukrainës

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar se njëri nga avionët e saj mbikqyrës, është sulmuar me armë të zjarrit teksa ai po fluturonte mbi qytetet në lindje të Ukrainës.

Indidenti ka ndodhur teksa aeroplani gjendej në qiell, mbi qytetin Slovyansk.

Avioni sipas ministrisë, është goditur nga disa plumba.

Deklarata saktëson se avioni ka arritur që të bëjë një ulje emergjente të sigurtë, dhe se asnjë nga anëtarët e ekuipazhit, nuk është lënduar.

Mbështetësit pro-rusë kanë marrë tash e disa javë qytetet lindore të Ukrainës, ndërsa kanë uzurpuar objektet qeveritare.

Lajme të ngjashme

Back to top button