Ja sa telefona Galaxy S8 ka shitur Samsung

Samsung ka shitur më shumë se 200 mijë Galaxy S8 dhe S8 Plus çdo ditë që nga dalja në shitje më 21 prill.

Një zyrtar i kompanisë konfirmoi për The Investor se shitjet e kombinuara të Galaxy S8 ishin përtej 5 milionë njësive.

Kjo shifër është akoma edhe më e lartë kur kemi në konsideratë faktin se Galaxy S8 është shitur në vetëm disa shtete.

Më 21 prill filluan shitjet në Korenë e Jugut, SHBA, Kanada dhe Porto Riko, ndërsa në javët në vijim doli në shitje në tregjet evropiane shkruan PCWorld.

Brenda fundit të muajit kompania tha se Galaxy S8 dhe S8 Plus do të jenë në shitje në 120 vende të botës.

Mbërritja e Galaxy S8 së bashku me shitjet e fuqishme nga biznesi i çipeve të memories pritet të nxisin fitime rekord tek Samsung për tre mujorin e dytë të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button