Zyrtare: Publikohet lista e përzgjedhësit amerikan të Kosovës

Brad Greenberg, përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, ka zbuluar listën e gjerë të Përfaqësueses A me emrat e basketbollistëve, të cilët i ka ftuar në përgatitjet për para-kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Brad Greenberg, përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, ka zbuluar listën e gjerë të Përfaqësueses A me emrat e basketbollistëve, të cilët i ka ftuar në përgatitjet për para-kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Krahas listës së lojtarëve, Greenberg në ditët në vazhdim pritet ta kompletoj edhe shtabin teknik, në të cilin do të llogaritë gjatë fazës përgatitore, por edhe asaj para-kualifikuese.

“Ashtu siç kam thënë në grumbullimin e parë i kam ftuar një grup më të madh të lojtarëve, si dhe disa basketbollistë të rinj në mënyrë që të fitojnë përvojë. Ka edhe prej atyre lojtarëve të cilët vitin e kaluar nuk ishin pjesë e Përfaqësueses, por që sivjet kanë shprehur dëshirë ta bëjnë një gjë të tillë dhe ne i kemi ftuar”, ka deklaruar Greenberg.

“Përgatitjet do t’i fillojmë më 1 korrik, ndërsa lista e gjerë pritet të ngushtohet pas dhjetë ditëve të para, pra para se të fillojnë ndeshjet miqësore brenda dhe jashtë vendit. Ndërkaq unë besoj se 12 lojtarët që do të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës në këtë fazë para-kualifikuese do të jenë ata që do ta vlerësojnë shumë fanellën e kësaj skuadre dhe ata që në muajin korrik dhe gusht do të mendojnë vetëm për punën në Përfaqësuese”, ka shtuar ai.

Kosova në para-kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” do të bëjë gara në Grupin C së bashku me Estonin dhe Maqedoninë, në ndeshjet që do t’i luaj prej 2 deri më 20 gusht 2017.

Ndërkaq, përgatitjet e Përfaqësueses së Kosovës do të fillojnë më 1 korrik, kurse deri në periudhën e fazës para-kualifikuese Kosova do të luaj dy miqësore me Tunizinë në shtëpi, si dhe me Austrinë, Sllovakinë dhe Shqipërinë si mysafirë.

Duhet theksuar se për shkak të lëndimeve që i ka përjetuar gjatë këtij edicioni me Barcelonën, amerikani, Justin Doellman nuk pritet të bashkohet me Përfaqësuesen e Kosovës në fazën e para-kualifikimeve evropiane.

Lojtarët e ftuar

  1. Jaren Sina
    2. Leonard Mekaj
    3. Dardan Berisha
    4. Scott Bamforth
    5. Erjon Kastrati
    6. Arian Qallaku
    7. Arti Hajdari
    8. Mirza Ahmetbasic
    9. Granit Rugova
    10. Drilon Hajrizi
    11. Samir Zekiqi
    12. Alban Veseli
    13. Justin Doellman
    14. Shawn Jones
    15. Gazmend Sinani
    16. Fisnik Rugova
    17. Lis Shoshi
    18. Edmond Azemi
    19. Beq Kovaqi
    20. Urim Zenelaj
    21. Ergin Grosha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button