Shkëndija favorite, Pelisteri në eufori

E mërkura do të sjellë një nga ngjarjet më të mëdha sportive në Maqedoni, ku do të luhet finalja e 25-të, me radhë e Kupës së Maqedonisë në futboll, ndërsa finaliste të edicionit 2016/17 janë skuadra Shkëndijës dhe ajo e Pelisterit.

Kuqezinjtë nga Tetova dëshirojnë të mbrojë trofeun e fituar vitin e kaluar kur e mundën Rabotniçkin  dhe presin takimin me përqendrim maksimal për të qenë në nivelin e duhur. Nga të dy ekipet në konferencë për mediat thanë se dëshirojnë të jenë fitues të kësaj gare. Shkëndija dëshiron që pas ambicieve të titullit, së paku të ngre lartë trofeun e Kupës, ndërsa nga ana tjetër për Pelisterin ky do të jetë një sukses i madh, që me futjen në kategorinë e parë arrijnë të jenë në garë për kualifikime në Kupat Evropiane, ndërsa me fitoren eventuale do të jetë edhe mi e lehtë  ky mision.

Trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi në konferencë për shtyp, nuk ka hezituar të thotë se ekipi i tij është favorite në letër, por kjo si zakonisht nuk do të thotë asgjë në këso ndeshjes, ku gjithçka vendoset në një natë.

“Jemi maksimalisht të përgatitur për këtë përballje. Siç e dini zhvillohet vetëm një ndeshje dhe nuk kemi mundësi për rikuperim. Për të fituar Kupën, duhet shumë djersë dhe mund. Apelojmë deri tek të gjithë ata që do të vijnë ta përcjellin këtë ndeshje dhe dy grupet e tifozëve, të anojnë në mënyrë korrekte dhe dashtë Zoti në fund ne të jemi ata të cilët do ti gëzohemi në fund fitores dhe për të dytën herë me radhë ta marrim dhe ta dërgojmë trofeun e Kupës në Tetovë”, tha trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi.

Ndërkohë kolegu i tij Nagji Shensoi tha se për at do të jetë kjo finalja e tretë në karrierën e tij duke potencuar se trofeun le ta fitojë skuadra që do të jetë më e mirë.

“Për mua kjo është finalja e tretë në karrierë. Apeloj për anim korrekt dhe ndeshja të përfundon në ambiente të mira, derisa ai i cili do të jetë më i miri le ta fitojë Kupën”, u shpreh trajneri i Pelisterit.

Ndeshja Shkëndija – Pelisteri do të referohet nga Aleksandar Stavrev, ndërsa dihej paraprakisht se delegat i finales do të jetë Komisari për Gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski. Ndeshja finale e Kupës Shkëndija – Pelisteri luhet të mërkurën në stadiumin “Mlladost” në Strumicë me fillim në orën 17:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button