Avokati i Popullit ka shumë kompetenca, por pak financa

Avokati i Popullit me ndryshimet e reja ligjore merr më shumë kompetenca dhe funksione, por nuk ka kapacitet të mjaftueshëm financiar dhe njerëzor për realizimin e tyre, kështu përfundohet në raportin e monitorimit civil të punës së Avokatit të Popullit, të përpunuar në kuadër të projektit “Avokati i Popullit-mes mandatit dhe kapaciteteve” të Qendrës Informative të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Janë të nevojshme kushte reale për zbatimin e rregullave. Nuk mundet që ky institucion të merret me të gjitha sfidat që i ka, veçanërisht me ndryshimet e reja, nëse nuk ka resurse njerëzore dhe financa. Këto dy segmente janë kyçëse për funksionim të mirë të institucioneve, ndërsa pikërisht në këto segmente pushteti ka pasur dhe akoma ka mundësi që ta bllokojë punën”, tha Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.

Ai theksoi se misioni i Avokatit të Popullit është sundimi i mirë i së drejtës dhe si në mënyrë më të mirë të promovohen dhe të mbrohen të drejtat e njeriut, por përderisa nuk mundësohen kapacitete të forta të kuadrove dhe mjete të mjaftueshme nuk do të mundet që me efikasitet të plotë ta kryejë funksionin.

Sipas drejtores ekzekutive të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Urania Pirovska, institucioni i Avokatit të Popullit gjithkund në botë është i paramenduar të punojë në shtetet të cilat investojnë me proceset e tyre demokratike që të mund të ndjehet efekti.

“Nuk është e mjaftueshme vetëm të vendoset në letër, t’i jepet mandati dhe të zgjerohen kompetencat. Më me rëndësi është pavarësia financiare. Avokati i Popullit që nga themelimi i tij deri sot nuk mund ta marrë atë që të mund vet t’i krijojë politikat, punësimet e veta dhe në atë mënyrë t’i përmirësojë kapacitetet e institucionit”, deklaroi Pirovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button