Partitë politike presin mandatin e Ivanovit dhe më pas do të formojnë trupat e Kuvendit

Nga mbledhja koordinuese që u mbajt dje ndërmjet grupeve koordinuese dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi u vendos që partitë parlamentare sa më shpejtë të formojë trupat punuese, komisionet dhe grupet parlamentare.

Sot Portalb.mk kontaktoi pjesëtarët e grupeve koordinuese për të kuptuar nëse është ndërmarr ndonjë hap deri më tani për këto çështje, nga Vesel Memedi i “Aleancës për Shqiptarët” u bë e ditur se aktivitetet për trupat punuese janë në rrjedhë kurse sa i përket komisioneve dhe grupeve parlamentare ata do të koordinohen paralelisht me formimin e Qeverisë.

“Sa i përket trupave punues punohet në vazhdimësi. Formimi i komisioneve bëhet në bazë të formulës së përcaktuar. Për shkak të mosprezencës së VMRO-DPMNE-së u la që të koordinohen punët paralelisht me formimin e Qeverisë. Të jepet mandati dhe paralelisht do të formohen edhe komisionet e Qeveria”, tha Vesel Memedi.

“Ne i kemi marrë përqindjen që  na takon në komisione. Nga gjithsej 25 komisione Besa do të përfaqësohet në 11 ndërsa anëtarët do të jenë varësisht numrit të deputetëve. Puna e Kuvendit dhe formimi i grupeve parlamentare varet nga mandati i kryetarit të Maqedonisë” shprehet për Portalb.mk, Fadil Zendeli nga Rilindje me BESË.

Përndryshe, dje u mbajt mbledhje koordinuese ndërmjet kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe grupeve koordinuese aktuale. Pas mbledhjes koordinuese nga kabineti i Xhaferit u shprehën se presin në afat të shkurtër partitë të arrijnë marrëveshje për formimin e trupave punuese, me qëllim që ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratohen në bazë të procedurave të Rregullores.

Krahas kësaj në këtë mbledhje u vendos që mbajtja e zgjedhjeve lokale do të jetë në gjysmën e parë të muajit tetor kurse mandati i kryetarëve dhe këshillave komunal do të vazhdohet deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillave komunal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button