Inspektorati ka anuluar vendimet e këshilltarëve të Komunave në Maqedoni

Mandati i këshilltarëve në komuna ka skaduar më 24 mars 2017, ndërsa i kryetarëve të komunave mund të zgjasë deri më 31 dhjetor 2017. Sqarim të këtillë dha sot përmes kumtesës Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale, duke u thirrur në nenin 35 dhe nenin 49 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, njofton Portalb.mk.

Siç theksojnë në kumtesë, mandati i këshilltarëve në komuna, në pajtim me nenin 35 alinea 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale është 4 vite dhe ai duke pasur parasysh zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën më 24 mars 2013 është me madat të skaduar prej 24 marsit 2017. Të gjitha vendimet të cilat këshillat e komunave i kanë sjellur pas kësaj date nga ana e Inspektoratit janë anuluar dhe janë vënë jashtë fuqisë, ndërkaq kurfarë ndryshimi i mundshëm ligjor nga Kuvendi nuk ka veprim retroaktiv.

Mandatet, ndërkaq, të kryetarëve të komunave, siç qëndron në kumtesë, janë rregulluar me nenin 49 dhe 52 të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe aty qartë qëndron se mandati zgjatë deri në përfundimin e vitit rrjedhës, që do të thotë 31.12.2017. Duke pasur parasysh mandatin e kaluar të këshillave, kryetarët e komunave kryejnë funksion teknik, por në asnjë rast nuk guxon të ndërprejnë së funksionuari komuna, ndërsa në rast se nuk i kryejnë obligimet ligjore, do të përballen me sanksione ligjore, thonë nga Inspektorati.

Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale, si institucion kompetent shtetëror i cili e ndjekë ligjshmërinë e njësive të vetëqeverisjes lokale, thekson në kumtesë se interpretimet e paraqitura këto ditë për mandatet e këshilltarëve dhe kryetarëve të komunave janë arbitrare dhe joserioze me qëllim të manipulimit të vetëdijshëm të qytetarëve.

“Është e çuditshme se si Inspektorati nuk është konsultuar e as ndërkaq nuk ka marrë pjesë në ndonjë nga debatet publike, organizuar nga BNJVL, ku dukshëm silleshin konkludime arbitrare me interesa partiake pa bazë ligjore, ndërkaq çka është më tragjike me fshehje të së vërtetës nga qytetarët, duke licituar me data të mandateve dhe duke i përmendur këshilltarët dhe kryetarët e komunave që është absolutisht joligjore”, thonë nga Inspektorati, prej nga bëjnë[ thirrje që të mos manipulohet me vetëqeverisjen lokale dhe të mos jepen deklarata të cilat nuk janë nga institucioni i autorizuar kompetent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button