Gjeopolitikë e naftë: Frontet e Arabisë Saudite

Cili është objektivi i Arabisë Saudite në Jemen?

Arabia Saudite do të donte që Jemeni të bëhej një vend i qëndrueshëm dhe i sigurtë, nën kontrollin e një qeverie qëndronre të aftë që të përfaqësonte të gjithë shpirtërat politikë dhe sociale të vendit dhe jo një apo më shumë milici. Për këtë arsye, Riadi ka mbështetur në 2011 tranzicionin që i ka dhënë fund qeverisë së ish Presidentit Ali Abdullah Saleh dhe më pas ka mbështetur procesin e dialogut kombëtar. Ndërhyrja ushtarake saudite dhe e Emirateve të Bashkuara Arabe në marsin e 2015 është parë si një nevojë, jo si zgjedhje, që i detyrohet faktit se houthitë kishin pushtuar me forcë kryeqytetun Sana’a dhe kërcënonin që të pushtonin të gjithë vendin, duke shkarkuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime të ‘Abd Rabbih Mansûr Hadi. Kjo do të çonte në një situatë të pambështetshme kaosi në Jemen dhe një përfshirje akoma më të madhe të Iranit në problemet jemenase, dy zhvillime të papranueshme për Arabinë Saudite. Përveçse në fushatën ushtarake, Riadi ka qenë në vijën e parë në mbështetje të përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara për të gjetur një zgjidhje politike të pranuar të konfliktit, por është ndeshur me mosgadishmërine e koalicionit të formuar nga houthitë dhe nga ish Presidenti Saleh për të pranuar çdo lloj kompromisi. Një objektiv tjetër tani është ai i eliminimit të kërcënimit balistik që houthitë kanë ngritur në kufirin jugor të Mbretërisë, ku inkursionet dhe sulmet e kësaj milicive kanë shkaktuar tashmë më shumë se 500 të vdekur civilë sauditë. Asnjë shtet nuk do ta pranonte një situatë të ngjashme në kufirin e tij.

A besoni se qeveria saudite mund ta pranonte një zgjidhje të shpejtë, por më pak fitimprurëse për Riadin në krizën siriane?

Bindja e qeverisë saudite është se nuk do të mund të arrihet kurrë në një zgjidhje të përhershme të konfliktit në Siri pa një tranzicion të pushtetit nga qeveria e Bashar al-Asad. Një lider që ka humbur besueshmëri e legjitimitet kur ka vendosur të shfarosë pjesën më të madhe të popullsisë së vendit, veprime këto që e përjashtojnë nga përfaqësimi i çdo lloj forme zgjidhjeje të konfliktit. Veç kësa, në mungesë të një procesi politik të drejtë që përjashton al-Asad nuk do të jetë në asnjë mënyrë i mundshëm për të përballuar plagën e ekstremizmit që i ka dhënë jetë Shtetit Islamik. Nga njëra anë, komuniteti ndërkombëtar ka detyrën që të përballojë krizën humanitare në Siri dhe kjo është zgjidhja e vetme e shpejtë që mund të ketë kuptim, nga ana tjetër nuk duhet harruar objektivi kryesor, që mbetet ai i gjetjes së një zgjidhjeje reale dhe jetëgjatë ndaj krizës siriane. E refuzoj idenë se ekzistojnë zgjidhje reale që janë edhe të shpejta.

Kur flitet për Jemenin dhe Sirinë, natyrshëm të vjen të mendosh se një ripaqëtim midis Arabisë Saudite dhe Iranit mund ta lehtësonte arritjen e stabilitetit rajonal, e megjitharë kjo nuk duket si mundësi konkrete. Sipas jush, cilat janë pengesat më të mëdha?

Kryesisht dy. E para është tendenca e Iranit për të ndërhyrë në problemet arabe me qëllim destabilizimi. Kjo strategji duket qartë si në Siri, ashtu edhe në Irak, ku promovimi i një axhende sektare pothuajse i ka rrafshuar këto dy shtete. Akoma më i veçantë është rasti i Jemenit, ku nuk ka asnjë lidhje midis mbështetjes ndaj milicive houthi dhe preokupimeve legjitime të Teheranit për sigurinë e tij kombëtare. Në Jemen Irani tenton thjesht të shkatërrojë, pa asnjë axhendë pozitive. Pengesa e dytë është se Teherani nuk i konsideron vendet e Gjirit si bashkëbisedues legjitimë për të diskutuar dhe zgjidhur sfidat rajonale. Irani vazhdon t’i trajtojë si kukulla të fuqive perëndimore në vend që t’i trajtojë aktorë shtetërorë legjitimë me të cilët të diskutojë drejtpërsëdrejti. Për shembull, Teherani refuzon që të negociojë me Emiratet e Bashkuara Arabe çështjen e ishujve Abu Musa e Tunb, ishuj që i përkasin Emirateve dhe që Irani i pushton prej dekadash, pavarësisht se Abu Dhabi ka shprehur gadishmërinë për ta negociuar çështjen në nivel bilateral apo nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në të kundërt, Teherani vazhdon ta cilësojë çështjen si një «keqkuptim», sikur Emiratet të mos ishin në gjendje të njihnin interesat e tyre kombëtare. E gjitha kjo është e papranueshme: vetëm nëse Irani do të niste t’i trajtonte fqinjët si aktorë legjitimë, atëhere mund të flitet për një strategji sigurie të pranuar.

Si perceptohet roli i ri i Rusisë në Lindje të Mesme?

Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit e dinë se në marrëdhëniet ndërkombëtare është e rëndësishme të diversifikohen aleancat dhe në të njëjtën kohë të ruhet autonomia. Raportet midis vendeve të Gjirit dhe Rusisë do të duhet të shikohen në këtë perspektivë. Riadi është i vetëdijshëm se roli i ri i Moskës në Lindje të Mesme nuk mund të injorohet. Ashtu siç dhe duhen mbajtur në konsideratë raportet midis Iranit e Kremlinit dhe ndërhyrja ushtarake ruse në Siri në krah të regjimit të al-Asad. Nga njëra anë sigurisht që ekziston potencial për t’i thelluar marrëdhëniet midis Gjirit dhe Moskës – mundësi investimi ekonomik në Rusi, tregëti në sektorin e mbrojtjes, bashkëpunim për çështje energjitike, përfsi sektorin e e hidrokarbureve dhe atë të energjisë bërthamore – por fakti që Moska është aleate e rivalit kryesor të vendeve të Gjirit do të jetë gjithmonë një limit. Opinioni në Riad është se Rusia po u jep prioritet objektivave afatshkurtëra në vend që të përqëndrohet mbi një strategji koherente dhe afatgjatë. Veç kësaj, është e gabuar të imagjinohet që vendet e Gjirit janë të shtyrë drejt Moskës nga zhgënjimet ndaj politikave amerikane apo nga bindja se çështja siriane nuk mund të zgjidhet pa ndërhyrjen ruse. As Rusia nuk ka si prioritet të saj raportet me Gjirin: e demonstron fakti që Presidenti ka ardhur për vizitë në rajon vetëm një herë, në vitin 2007. Kështu që do të thoja se ekziston vetëdija për rolin e ri rus në Lindje të Mesme, por edhe një ide e qartë e limiteve të tij.

Në kundërshtim nga Rusia, Shtetet e Bashkuara kanë nisur vitet e fundit një çimpenjim nga rajoni. Qeveria saudite mendon se ky qëndrim do të vazhdojë me administratën e re?

Në nivel opinioni publik ekzistojnë ndjenja që do të shtyjnë për t’i vënë një fre përfshirjes së administratës amerikane në rajon. Në të njëjtën kohë, sensacionalizmi i shkaktuar nga e ashtuquajtura tërheqje e Shteteve të Bashkuara nga Gjiri Persik është frut ekzagjerimi. Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Riadit mbesin të forta dhe bashkëpuunese nga këndvështrime të ndryshme. Qeveria saudite pret që me administratën Trump ky bashkëpunim të vazhdojë, veçanërisht me objektivin e luftimit të terrorizmit e ekstremizmit dhe frenimit të ndërhyrjes së Iranit në rajon. Vendimi i Arabisë Saudite dhe i vendeve të tjera të Gjirit për të pasur një rol më aktiv në rajon sigurisht që do të çmohet nga administrata e re, që u ka kërkuar aleatëve të ndajnë përgjegjësitë gjeopolitike. Për pasojë, teksa nga njëra anë presim një farë tërheqjeje që u detyrohet kostove të tmerrshme të politikës amerikane, nga ana tjetër besojmë se Trump do t’u bëjë një analizë më  realiste sfidave rajonale dhe do t’u japë një mirënjohje më të madhe aleatëve të vërtetë amerikanë në Lindje të Mesme.

Çfarë impakti do të ketë Brexit ndaj marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Bashkimit Europian apo vendeve të veçanta të Kontinentit të Vjetër?

Një impakt të kufizuar, duke qenë se Mbretëria synon që të ruajë raporte të mira si më europianët, ashtu edhe me Londrë. Për tema trë rëndësishme si siguria dhe mbrojtja, marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë bilaterale, kështu që nuk pritet ndonjë ndryshim i madh. Në fakt, impakti i vërtetë mund të jetë në nivel tregtar dhe ekonomik. Për këtë arsye, Arabia Saudite mbetet në pritje që të kuptojë se cilat do të jenë marrëveshjet midis Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar përpara se të hartojë një strategji të sajën për një traktat të shkëmbimit të lirë me Londrën apo një marrëveshje të re me Brukselin.

Italia nuk ka zhvilluar kurrë një partneritet strategjik me Arabinë Saudite, pavarësisht disa dosjeve mesdhetare, si Libia apo Egjipti, janë të rëndësishme si për Romën, ashtu edhe për vendet e Gjirit. Shikoni më shumë hapësira konvergjence apo divergjence lidhur me këto tema?

Italia dhe vendet e Gjirit kanë një interes të përbashkët në Afrikën Veriore: kthimin e stabilitetit në zonë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kështu që do të thoja se hapësirat e konvergjencës duken më të mëdha.

Si po e përballon qeveria saudite rënien e çmimit të naftës?

Vision 2030 është përgjigjia e drejtpërdrejtë ndaj krizës së shkaktuar nga rënia e çmimeve të naftës në 2014. Parashikimet na thonë se pavarësisht që çmimi do të stabilizohet, nuk do të kthehet shpejt në nivelin e 3 viteve më parë. Ky është edhe një realitet me të cilin vendi duhet të përshtatet. Fakti që qeveria është përgjigjur me një strategji kurajoze reformash dhe tashmë ka bërë hapa të rëndësishëm, si reduktimi i subvencioneve të brendshme, është sinjal se qëndrimi është ai i duhuri. Nga ana tjetër, edhe sikur çmimi i naftës të mos kishte rënë, reformat ekonomike do të kishin qenë të domosdoshme, po të kihet parasysh rritja jo e mbështetshme  demografike dhe nevoja për t’u garantuar një punësim dinjitoz të rinjve tanë. Kriza vetëm sa i ka bërë më urgjente këto reforma.

Media të ndryshme e kanë akuzuar Arabinë Saudite se mbështet xhihadizmin në botë. Si ju përgjigjeni këtyre akuzave?

Nuk ekziston asnjë provë në mbështetje të këtyre akuzave. Riadi ka qenë në vijën e parë të luftës kundër terrorizmit në nivel global dhe viktimë sulmesh të tmerrshme terroriste në vend. Mbretëria është dalluar për impenjimin e saj në bashkëpunimin me shumë shtete perëndimore. Arabia Saudite është anëtare e koalicionit antiIS dhe themeluese e Aleancës ushtarake islamike kundër terrorizmit, e cila përfshin 41 vende. Janë bërë përpjekje të konsiderueshme për të luftuar si financimin e organizatave terroriste, ashtu edhe përhapjen e ideologjive ekstremiste. Në të kaluarën është nënvlerësuar impakti i radikalizmit islamik, por sot Arabia Saudite është padyshim në vijën e parë kundër terrorizmit.

(nga Limes)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button