“Kathimerini”: Gruevski po bie bashkë me Maqedoninë, Rama negociator i shqiptarëve

Gazeta greke “Kathimerini” i ka bërë një analizë të fundit situatës në Maqedoni, ku ndërt të tjera flet për pozicionin tejet të vështirë ku ndodhet ish-kryeministri Nikola Gruevski.

Drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dr. Konstantinos Filis shkruan se Gruevski nuk është më shumë i shqetësuar për “shqiptarizimin” e Maqedonisë sesa për mbijetesën e tij politike, ekspozimin për çështje në raport me drejtësinë, për të cilat normalisht duhet të ishte ndjekur penalisht, transmeton “Tema“.

“Sigurisht, krijimi i një mekanizmi plotësisht të korruptuar dhe të kontrolluar i ofron mundësinë Partisë së tij nacionaliste të “optimizojë” situatën që dëshiruan në varësi të rrethanave”-theksohet në artikull.

Filis thotë s presidenti Ivanov pavarësisht vërdallosjeve duket se do t’i japë mandatin paraprak Zaevit për të formuar një qeveri me partitë shqiptare, raporton Respublica.

Megjithatë, sipas tij, “ndarja e partive politike në bazë të karakteristikave etnike, fetare, e kulturore në afatgjatë do të pengojë çdo përpjekje të vërtetë për të rivendosur marrëdhëniet e bashkëjetesës mes qytetarëve dhe jo vetëm të elitës”.

“Kështu, ndjenja e përbashkët e një atdheu të vetëm po zhduket me kalimin e kohës, ku secili është duke luftuar për interesat e klanit apo komunitetit etnik që ai përfaqëson”-thekson Filis.

Më tej në shkrim thuhet se aktorët rajonalë dhe faktorë të jashtëm si (SHBA e Rusi), ndikojë zhvillimet në një shkallë të madhe ose më të vogël.

Spas tij mjetet e presionit nga Brukseli janë konsumuar në mungesë të një perspektive serioze evropiane.

“Nga ana tjetër Washingtoni, duke mbivlerësuar pozicionin e Moskës në rajon (pa lënë mënjanë ndikimin e padukshëm të Serbisë) në kuadër edhe të trazirave nga hyrja e Malit të Zi në NATO po kërkon një zgjidhje të shpejtë të krizës në Maqedoni.

Përmendja e “Shqipërisë së Madhe” nga Rama, përtej qëllimeve të brendshme elektorale i shërben përpjekjes për të nxjerrë në pah rolin e tij negociues, përderisa , prezantohet si përfaqësues kryesor i elementit shqiptar në rajon, diçka që me “të drejtë” duhet ta bëjë atë bashkëbiseduesin kryesor të bashkësisë ndërkombëtare.

Por, edhe pse Tirana investon në shtetësinë e brishtë të Kosovës dhe tensionet në Maqedoni për të mbajtur “gjallë” ekspansionizmi shqiptar, Tirana dhe Prishtina e dijnë shumë mirë se shumica popullsisë shqiptare në Ballkan janë të orientuara drejt Europës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button