Fundi i diktaturës

I njohur është tmerri i diktatorit të Republikës Dominikane Rafael Trujillo. Këtij idioti të paparë idhull i kishte qenë diktatori i çmendur haitian Francois Duvalier, një skizofren i cili vetëm se në ëndërr i ishte treguar se bashkëpunëtori  i tij më i ngushtë Clement Barbot dëshiron ta trashëgojë, ai kishte vendosur që vet personalisht që ta ekzekutojë. Por, Barbot kishte arritur të ikë, ndërkaq autoritetet në pamundësi  për ta gjetur, nga frika kishin trilluar se Barbo ishte shndërruar në qen të zi (dënim i mëkatarit sipas religjionit – “Voodoo”). Duvalier urdhëroi që të vriten të gjithë qentë e zinj. Por, më vonë  Barbot u gjet dhe personalisht diktatori ia preu kokën para syve të fëmijëve të tij dhe një pjesë të trurit e vuri në një enë (ritual nga besimi “Voodoo”, sipas të cilit të vdekurit duhet t’i vuajë shpirti).

Larg opinionit sillte vendime makabër. Kryeqytetin, autostradat, ndërtesat e rëndësishme, madje edhe malet, Trujillo i kishte emëruar me emrin e tij. Ai ndërtoi sipas imagjinatës së tij, pa asnjë vlerë autentike dhe çdo ditë organizonte grupe të cilat gjoja i luteshin spontanisht Zotit që u kishte falë një udhëheqës të tillë. Trujillo urdhëroi që në çdo kishë të figurojë mbishkrimi – “Dios en Ciel, Trujillo en Tierra” (Zoti në qiell, Trujillo në tokë). Në sheshet kryesore dhe në të gjitha institucionet dhe gjykatat, shkëlqenin tabela gjigante ku shkruante “Dios y Trujillo” (Zoti dhe Trujillo). Mediat e portretizonin si një lider shumë të ndershëm dhe modest. Por, pas vrasjes së tij në vitin 1961, në vilat e tij të mrekullueshme ishin gjetur pasuri dhe thesare të mahnitshme me vlerë prej miliarda dollarësh, si dhe ditari personal i tij në të cilin shkruante: “Las persona son como animales” (Njerëzit janë si kafshët).

Vite me radhë kjo fatkeqësi qeverisëse e jona, udhëhoqi me parullën e padukshme – “Zoti në qiell, Djalli në tokë, Gruevski në nëntokë”. Çdo gjë u pat vu në shërbim të krimit të organizuar. Ndërkaq krimi dukej si një shërbëtor i mirë, derisa u shndërrua në një mjeshtër të keq. Regjimi për vite të tëra njerëzit i trajtoi si kafshë, të cilat duhej t’i nënshtroheshin patronit edhe atëherë  kur ata ishin të pa ushqyer e të rrahur.
Ata duhej të ishin të dëgjueshëm edhe atëherë kur fëmijët e tyre u dëbuan jashtë vendit, edhe atëherë kur ata u grabitën, u nënçmuan, poshtëruan e varfëruan. Ky pushtet intelektin e njeriut e solli në nivelin e intelektit të një pule, kur sajuan histori tragjiko-komike se origjina e racës së bardhë rrjedhëka nga do “Makedonoid” (gjoja paraardhës i Maqedonasve antik)! Pushteti që gjoja punonte 24/7 për popullatën e vet, në fakt të njëjtës i mori – krenarinë,  lumturinë, ardhmërinë, jetën, madje edhe paqen. Ndërkaq propaganda pro-qeveritare popullit i shkaktoi kaos në luftën mes syve, veshëve, zemrës dhe mendjes. I bindnin se edhe budallenjtë e oborrit mundnin të jetë mbretër.

I tërë sistemi funksiononte me ndihmë e gënjeshtrave. U gënjye për gjithçka – për zhvillimin, për duing biznesin, për gjoja uljen e papunësisë, për investimet, edukimin, shëndetësinë e sëmurë, çështjen e emrit,  luftën kundër krimit e kështu me radhë. Sa u përket shpirtrave që pësuan (sipas “Voodoo” tonë), numri i tyre i afrohej numrit të përgjithshëm të popullsisë së vendit. Vuajtën edhe ata të cilëve u morën kompanitë, dhe atyre të cilëve ua shkatërruan bizneset, dhe atyre që ishin reketuar. Vuajtën edhe ata të dobëtit që nuk kishin mjaftueshëm për të ngrënë, por që mundeshin falë të skijojnë! Dhe ata të cilët më shumë frikësoheshin nga jeta sesa nga vdekja. Vuajtën prindërit, gjyshërit, pasi që  fëmijët e tyre shkuan pakthyeshëm për shkak të “dashurive të parealizuara”, ashtu thotë një bionde  nga “shkenca” që ka çmim të ulët në tregun normal, kurse të lartë në tregun e zi.

Na ndodhi “E hëna e zezë” dhe shumë ditë të tjera të zeza, kurse si përfundim na ndodhi “E enjtja e kuqe”. Deputetë, gazetarë, kameramanë dhe familjet e tyre kaluan natën e thikave të gjata. Bandat qeveritare kriminele dhe mentorët e tyre për së fundit herë u përpoqën që me ndezje të pasionit të shuajnë arsyen. Kuazipushteti sikur nuk donte të kuptojë se kur budallait do t’i japësh thikë – ti vet je vrasësi. Disa betmenë rrugaçë me javë të tëra u përpoqën që t’i bindin njerëzit se pikërisht djalli është engjëlli më i mirë. Tani, përkrahësit e tyre i shtynë në një moçal të pistë dhe tani thonë se ata vetë kanë kërcye aty.

Evidente është se DPMNE para se të vi në pushtet trumbetonte për UE-në dhe NATO-n, e që pastaj me ndihmën emrit i minojë këto procese, që mos t’i pengojnë krimit. Pastaj e sajuan Antikën dhe kur ajo më nuk u ndihmonte u  kthyen kah sllavianizmi rus. Ndërkaq  njerëzit vështirë të kuptonin se në qoftë se nuk e dinë se për ku lundrojnë, me siguri se atje edhe do të arrijnë.

Duhet potencuar se udhëheqësinë e shtetit e karakterizonte mosnjohja elementare e politikës ndërkombëtare dhe gjeostrategjisë. Afër mbanin “ekspertë” të paaftë të cilët thonin atë që shefët e tyre donin ta dëgjonin. Vetëm njohësi i mirë jep vërejtje  për gabimet, kurse ai i keqi vetëm se do e zbukurojë gabimin. Zaevi i pari kuptoi se duhet një rrugë krejtësisht e re. Ai e dinte se nuk duhej të kalohet nëpër rrugët ekzistuese, por të hap rrugë të reja të pashkelura, duke lënë gjurmët në to. Ato rrugë nuk janë as të lehta e as të shpejta. Por, megjithatë arrihet atje ku duhet.

U pa se sa shumë kemi humbur. Kjo le të na shërbejë si mësim që të mos besojmë më në gjëra boshe, por në gjëra konkrete. Të kuptojnë se patriotizmi i vërtetë nuk janë lajmet e Sitel-it, por zhvillimi, përparimi, jetesa normale, arsimi profesional, shëndetësia e  shëndoshë.

A UE-ja duhet të kuptojë se ajo nuk duhet të veprojë deri si tani, sipas disa vlerësimeve fluide dhe të dyshimta. Gjërat duhet t’i trajtojë në mënyrë përmbajtjesore. Mos të na dërgojë më njerëz të cilët mund të kenë shijuar diçka nga kazani i ritualit mashtrues qeveritar. Supozoj se evropianët tashmë e kanë kuptuar se doktrina – “siguria përpara demokracisë” në realitet përfundon kobshëm për të dyja. Ndërkaq çdo qeveri duhet të kuptojë se ai që evolucionin e qetë e bën të pamundur, ai revolucionin e dhunshëm e bën të pashmangshëm. Është e nevojshme përgjegjësia në të gjitha nivelet, në gjyqësor, prokurori, polici, etj. Do të na duhet shumë mund, djersë dhe lotë që të  fillojmë të ri-funksionojmë pas një avarie shumëvjeçare, por rrugë tjetër s’ka. Njëzet vjet na vozitën mbrapsht, kurse borxhin na e pesëfishuan. Por, tani sikur u bindëm se e gjithë errësira e shtetit nuk mund ta fsheh qoftë edhe një dritëz të ndezur. Njëherit u pa se yjet e mëdhenj shkëlqejnë më shumë kur për rreth ka errësirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button