Policia identifikoi edhe tre persona për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend

Sektori për punë të brendshme Shkup  dje pardje ka ndërmarrë masa adekuate dhe ka kryer kontroll të video xhirimeve në drejtim të identifikimit të personave të tjerë – pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e RM-së, të cilët kanë ndërmarrë aksione të cilët kanë elemente të veprës së kryer penale, njofton MPB-ja.

“Më 13 maj pas ftesave paraprakisht të dërguara, në hapësirat e SPB Shkup është realizuar bisedë me personat D.S. (39) nga Shkupi dhe A.B. (60) nga Tetova. Pas bisedës së kryer të dy personat janë liruar, ndërsa në konsultim me prokurorin publik kundër tyre do të parashtrohet parashtresë adekuate”, thuhet në kumtesë.

Nga MPB-ja informojnë se më 13 maj në orën 20:50 në stacionin policor vetë është paraqitur personi N.M. (34) nga Shkupi, kundër të cilit paraprakisht është parashtruar kallëzim penal lidhur me ngjarjet në Kuvend dhe për të cilin është shpallur urdhëresë qendrore. Personi është mbajtur në stacion policor me ç’rast, dje në periudhën nga ora 01:00 deri në orën 01:30, nga ana e nëpunësve policorë, ndërsa në pajtueshmëri me urdhëresën gjyqësore, është dërguar në Institucionin ndëshkues-përmirësues Burgu Shkup.

Sektori për punë të brendshme Shkup, në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, siç thuhet në kumtesë, edhe më tej po ndërmerr masa dhe aktivitete lidhur me ngjarjet që ndodhën më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe sigurim të personave të tjerë të denoncuar penalisht, si dhe të identifikimit dhe dokumentimit edhe të personave të tjerë pjesëmarrës në ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button