Putin nuk tregon nëse do të garojë për rizgjedhje më 2018

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk pranoi të thotë publikisht nëse planifikon të garojë për një mandat të ri gjashtëvjeçar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

I pyetur nga gazetarët në Pekin nëse është koha për të shpallur vendimin, Putin u përgjigj: “Jo”.

Putin, 64 vjeç, ka qenë në pushtet si president ose si kryeministër qysh në vitin 1999.

Ai pritet të garojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ndërsa popullariteti i tij, dominimi në arenën politike dhe kontrolli mbi mediat lënë të kuptojnë se ai do të jetë favorit për të fituar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button