Ballistët: “Për hir të Shkëndijës të mërkurën do të jemi në Strumicë”

Ka kaluar vetëm një ditë kur tifozët e Shkëndijës, “Ballistët” kishin dalë me kumtesë se nuk do të jenë në ndeshjen finale në Strumicë, shkaku që FFM u kishte ndarë numër të vogël të biletave, por sot janë lajmëruar edhe me një njoftim tjetër ku megjithatë thonë përkundër të gjitha padrejtësive nga FFM-ja dhe mos interesimi i kryesisë së klubit, ata vetëm për hir të ekipit do të shkojnë në finalen e Kupës së Maqedonisë, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Strumicë.

Në deklaratën e lëshuar në faqen zyrtare në “Facebook”, “Ballistët mes tjerash kanë thënë:

“Nga Federata e Futbollit të sllavohienave asnjëherë nuk kemi pritur dhe nuk presim korrektësi. Por kur kryesia e klubit tënd, shfaq mosinteres dhe neglizhencë ndaj vetes dhe tifozëve të vet, ky është kulmi. Por edhe përkundër kësaj jokorrektësie, ‘Ballistët” si gjithmonë do jenë DIGË e pakalueshme për shkijet dhe do e mbështesin Shkëndijën deri në frymën e fundit! Nuk kishte se si të ndodh ndryshe, për hir të SHKËNDIJËS NE të mërkurën do të jemi në Strumicë, EDHE ATË FUQISHËM! Të mërkurën tubohemi para pallatit të kulturës në ora 10:45!”, thuhet në kumtesën e grupit tetovar.

Ndeshja finale Shkëndija – Pelisteri do të luhet të mërkurën në Strumicë, në stadiumin “Mlladost” me fillim nga ora 17:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button