Europarlamenti edhe një herë e anuloi miratimin e Rezolutës për Maqedoninë

Parlamenti Evropian as këtë javë nuk do të votojë për Rezolutën për Republikën e Maqedonisë, lidhur me progres-raportin e Komisionit Evropian për vendin tonë për vitin 2016, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Siç konfirmuan nga Parlamenti Evropian, as këtë javë në seancën plenare në qytetin francez të kulturës nuk do të votohet për Rezolutën për Maqedoninë, por edhe për Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe vendet e tjera nga procesi i zgjerimit.

Arsyeja për anulimin e ri, duke pasur parasysh atë që për Maqedoninë dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Ballkani duhej të votohet Rezoluta që në mars të këtij viti, flitet se ende nuk është rregulluar gjendja politike në të gjithë këto vende. Njëherit, në Maqedoni tanimë gjashtë muaj nuk është formuar Qeveri dhe kriza politike ende po zgjat edhe krahas ditës së qetë zgjedhore më 11 dhjetor të vitit të kaluar. Në Kosovë, madje, javën e kaluar filloi krizë politike për shkak të shpërbërjes së parlamentit nga ana e presidentit Hashim Thaçi dhe caktimi për më 11 qershor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa në Shqipëri është kriza e fuqishme politike dhe është e sigurt se zgjedhjet e ardhshme të rregullta të caktuara për më 18 qershor do të mbahen pa pjesëmarrjen e opozitës.

Siç dihet, në shkurt të këtij viti, Komiteti për punë të jashtme (AFET) i Europarlamentit me shumicë bindëse e miratoi Rezolutën për Maqedoninë, e cila tani pret konfirmim në seancë plenare të PE-së, në të cilën e konfirmoi rekomandimin e kushtëzuar për hapje të negociatave për anëtarësim të shtetit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Kjo Rezolutë, edhe pse nuk ka kurrfarë rëndësie formale dhe ligjore dhe është vetëm këshillëdhënëse, megjithatë është interesante për shkak se vitin e ardhshëm pas dhjetë viteve, për herë të parë tani nuk do të jetë vjetore, madje e ardhshmje do të jetë në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button