Stavrev ndanë drejtësinë në finalen e Kupës

Arbitri më i mirë i Maqedonisë i cili ka edhe përvojë nga referimet ndërkombëtare, Aleksandar Stavrev do të jetë në qendër të vëmendjes në ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë kur të mërkurën më 17 maj do të luajnë Shkëndija dhe Pelisteri.

Në ndarjen e drejtësisë, Stavrevit do ti ndihmojnë nga karhët Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov. Ndihmës i katërt në këtë ndeshje është Nikolla Karakolev, ndërsa arbitra shtesë do të jenë Dimitar Meçkarovski dhe Dejan Jakimovski. Delegat i ndeshjes është Vasko Dojçinovski.

Ndeshja finale Shkëndija – Pelisteri do të luhet më 17 maj në stadiumin “Mlladost” në Strumicë me fillim nga ora 17:30. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button